“Miku i largët” kap kosovarin me 80 kg Cannabis sativa
Arrestohet Met Lajçi nga Kosova, pasi po transportonte bimë narkotike. Malli i ndaluar u gjet i fshehur në dyshemenë e automjetit që drejtonte
TIRANË – Një shtetas nga Kosova, pasi e ka fshehur drogën në dyshemenë e furgonit, është nisur për ta dërguar atë në destinacion, por ka dështuar. Ai është arrestuar në aksin e vjetër të rrugës që lidh Durrësin me Tiranën. Burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit bëjnë të ditur se në afërsi të fshatit Ndroq, forcat antidrogë arrestuan shtetasin Met Lajçi, 50 vjeç, lindur e banues në Kosovë. Sipas tyre, agjentët kishin informacione për qarkullimin e kësaj sasie droge dhe në një kohë të shkurtër organizuan operacionin e koduar me emrin “Miku i largët”, i cili rezultoi me sukses.
Arrestimi
Forcat e policisë së kryeqytetit finalizuan dje operacionin e koduar "Miku i Largët", duke bërë të mundur bllokimin e rreth 80 kilogramëve bimë narkotike, e cila dyshohet se është Cannabis sativa si dhe të arrestojnë një shtetasi kosovar, si posedues i lëndës narkotike. Met Lajçi ndodhej në fshatin Ndroq kur është përballur me një patrullë policore. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” furgon me targa të huaja, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 80 kg bimë narkotike Cannabis sativa. Burimet policore sqaruan se sasia e drogës ishte fshehur në tavanin e këtij automjeti. Bëhet e ditur gjithashtu se policia, në bashkëpunim me prokurorinë, i kanë përqendruar hetimet për këtë çështje për zbulimin e të tjerë personave që dyshohen të jenë përfshirë në trafikun e narkotike si dhe aseteve të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Ndërkohë, aktet procedurale në ngarkim të shtetasit kosovar i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "shitjes së narkotikëve”.
Trafiku
Pak ditë më parë u ndalua në Kakavijë një shtetas grek, pasi iu gjetën në automjetin e tij tip “Honda”, me targa YIY 2654, një sasi prej 4 kilogramësh, e cila dyshohet të jetë marijuanë. Jorgos Papadhaqis ndodhej prej disa ditësh në Gjirokastër me qëllimin për të hapur një fabrikë për prodhimin e kartë-pecetave. Pikërisht ditën e mërkurë, teksa po udhëtonte drejt vendlindjes, ai është kapur në flagrancë nga policia. Çështja në ngarkim të 40-vjeçarit Papadhaqis i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi dyshohet për një rrjet të organizuar trafiku midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ai është dërguar në Tiranë për hetime të mëtejshme.
Para 7 ditësh Agjencia Antidrogë e Kombeve të Bashkuara publikoi një raport, sipas të cilit, vendi ynë renditet, bashkë me Holandën, si kultivuesi kryesor në Europë i Cannabis sativas. Sipas tij, Shqipëria është prodhuese, por edhe eksportuese i kësaj lënde narkotike në shumë vende europiane.
Kapen tre të kërkuarit, braktisën 10 kg drogë
KORÇË - Policia rajonale e Korçës arrestoi tre persona, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike me Greqinë. Burime zyrtare të policisë rajonale të Korçës thanë se "shtetasit e prangosur janë Henrik Kakaresto, 19 vjeç, Adiol Braho, 20 vjeç dhe Sotir Zoto, 22 vjeç, që të tre nga rrethi i Beratit". Këta shtetas u arrestuan pasi në datën 3 prill, rreth orës 13:45, në rrugën rurale që lidh fshatrat Pobickë e Radat të rrethit të Kolonjës, u identifikuan nga shërbime të policisë duke transportuar lëndë narkotike Cannabis sativa për në shtetin grek. Transportuesit e sasisë së lëndës narkotike prej afro 11 kilogramëve i janë larguar policisë, por pas hetimeve dhe kërkimeve në terren është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e tyre.
7 Prill 2008