Shembet rruga, izolohen 15 mijë vetë
KUKES – Tri komuna të thella në Kukës, Shishtaveci, Zapodi dhe Topojani me rreth 15 mijë banorë, prej më shumë se 24 orësh janë izoluar me pjesën tjetër të rrugës nacionale.
Policia njoftoi se masive të tërë dherash e gurësh janë shembur nga faqja e malit dhe kanë zënë rrugën në disa vende. Specialistët e rrugëve bënë të ditur se të paktën 400 metër kub inerte janë në rrugë dhe kanë dëmtuar dhe bazamentin e saj. Në këtë segment, dhjetëra automjete janë bllokuar, pasi terreni është shumë i vështirë dhe nuk ka mundësi për çeljen e një rruge dytësore. Për të zhbllokuar situatën po punojnë automjete dhe punonjës të ndërmarrjes së rrugëve të Kukësit. Shkak i këtyre shembjeve u bënë reshjet e shumta të pak ditëve më parë. Tashmë banorët e tri komunave janë të izoluar nga pjesa e qytetit të Kukësit. j.h