E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan-Mançester, sfidë pasioni e parash



Të dhëna statistikore më domethënëse të sfidës Milan-Mançester, nuk janë golat, apo yjet, por milionat e eurove që kanë arkëtuar këto dy klube gjatë 17 edicioneve të Kupës së Kampionëve. Mançester është klubi që ka fituar më shumë nga ky kompeticion me 292 mln euro, ndërsa Milani në vend të gjashtë me 219 mln euro. Por nëse kthehemi prapa në kohë, do kuptonim se eurot dominojmë mbi arsyen e futbollit dhe dëshirat e sportdashësve. Vjet Mançester shiti Ronaldon, për t’i bërë ballë krizës ekonomike, po ashtu edhe Milani, Kakanë. Por sivjet administratori Adriano Galiani e bën gjumin më të qetë, sepse deri tani nga Champions ka përfituar 23 mln euro. Nga të drejtat televizive klubi kuqezi ka arkëtuar 12.9 mln euro, 7.1 nga pjesëmarrja në Champions, 3 nga kualifikimi në 1/8, 1.6 nga fitorja me Marsejën dhe Real Madrid, 1.2 nga barazimi me Marsejën dhe Realin. Por sonte si Milani dhe Mançester do sfidohen se kush nga këto klube do fitojë Kupën e kampioneve, e cila përveç pasionit vlen 60 mln euro.

Champions League

Sonte, ora 20:45

Milan-Mançester
Lion-Real Madrid
Nesër, ora 20:45

Bajern-Fiorentina
FC Porto-Arsenal

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›