E Hënë, 2 Nëntor 2026

Milan me probleme në mbrojtje

18/03/2005  Karlo Ançeloti mund të rri i qetë sepse në takimin e rëndësishëm kundër Romës, ai nuk do të ketë nevojë të bëjë ndryshime në mbrojtje. Sigurisht do të mungojë Nesta, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë në takimin me Sampdorian, por Maldini e Stam do të kompensojnë fare mirë boshllëkun e lënë nga ish-laciali në qendër të mbrojtjes kuqezi. Veterani Maldini ka riparuar problemin me gjurin e majtë, kurse gjigandi holandez është ngritur prapë në këmbë pa shfaqur shqetësime serioze edhe pas aktivizimit në takimin e Kupës së Italisë. Në momentin kur Stam doli nga fusha gjatë takimit me Udinezen, frika e një mbrojtjeje të gjymtuar i ka zënë gjithë milanistët. Sfida e së dielës kundër Romës është mjaft e rëndësishme për ruajtjen e hovit të Juventusit në krye të renditjes. Ndërkohë skuadra e Kapelos është e impenjuar ditën e shtunë në sfidën kundër Rexhinës. Por, Ançeloti me rikthimin e Stam dhe Maldinit do ta ketë më të lehtë për të neutralizuar tentativat e verdhekuqve. Kështu, në orët e para të mëngjesit të ditës se djeshme nuk vonuan edhe konfirmimet e para, ndonëse për problemet fizike të holandezit do të bëhen ekzaminime të tjera për t’i siguruar përfundimisht praninë e Stam. Por, edhe nëse Stam nuk do t’i dilte dot mbanë, atëherë menjëherë në vendin e tij do të jetë i gatshëm Kostakurta. Lajmi më i mirë për Ançelotin dhe Milanin ka qenë rekuperimi në kohë i kapitenit Maldini sepse përndryshe trajneri kuqezi do t’ia besonte qendrën e mbrojtjes dyshes Kostakurta-Simiç. Nuk do të ishte e lehtë për milanistët pasi mbrojtja e tyre do të përballet me treshen e Romës, Toti-Montela-Kasano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›