Spanja "rrëzon" statujën e fundit të Frankos

18/03/2005 Një statujë e Gjeneralit Francisko Franko, simboli i fundit i diktatorit ushtarak në kryeqytetin spanjoll, Madrid, u hoq me urdhër qeveritar. Statuja e diktatorit Franko, e cila e prezantonte atë hipur mbi kalë dhe uniformë ushtarake, ishte e vendosur në "Plaza San Juan de la Cruz", në qendër të Madridit, që në vitin 1959. Heqja e statujës u bë nën survejimin e rreptë të policisë dhe u largua nga sheshi me mjete të vëna në dispozicion nga Ministria e Transporteve të Spanjës. Vendimi për heqjen e statujës nuk ishte bërë publik, kështu që të pranishëm në këtë "ceremoni" të zhvilluar në orën 02.00, ishin të pranishëm vetëm kalimtarë të rastësishëm, të cilët e ndoqën me shumë kuriozitet. Madje, nuk kanë munguar as incidentet, kur disa nostalgjikë filluan të këndonin himnin e Frankos "Cara al Sol" (Me fytyrë nga dielli). Disa nga të pranishmit filluan të shajnë dhe të kërcënojnë nostalgjikët pro-Franko. Pamje të këtij operacioni ishin prezantuar edhe në faqet e para të disa gazetave spanjolle. Madje, gazeta "El Mundo", një gazetë e të djathtës së qendrës, nuk e kishte kursyer ironinë, duke e prezantuar me titullin qendror "Parada e fundit e Frankos".
Por heqja e statujës nuk ka kaluar pa reagimet e forcave politike spanjolle. Eduardo Zaplana, zëdhënësi i partisë konservatore opozitare "Partia Popullore", i ka akuzuar socialistët në pushtet si "qeverinë më radikale në historinë e Spanjës demokratike, "e cila po përpiqet të rihapë 'plagë të vjetra' midis spanjollëve".
Ndërsa, Gaspar Llamazares, udhëheqësi i partisë pro-komuniste "Bashkimi i Majtë", e ka cilësuar "Paradën e fundit të Frankos" si një vendim të detyrueshëm, i cili duhet të ishte marrë shumë vite më parë, pasi "statuja ishte kthyer në një simbol të anakronizmit". Ministrja u Punëve Publike, Magdalena Alvarez, e cila kishte urdhëruar heqjen e statujës, ka lajmëruar një konkurs ideshë në lidhje me një monument të ri, i cili do të zerë vendin "bosh" të Frankos, një monument, i cili do të shërbejë "si simbol i harmonisë midis spanjollëve". Diktatori Franko, i cili uzurpoi pushtetin pas rënies së qeverisë demokratike, rënia që u pasua me një luftë civile nga viti 1936-'39, mbetet një nga figurat më të kontestuara të historisë spanjolle, edhe pse kanë kaluar 30 vite nga vdekja e tij. Por statuja të vogla të tij, pllaka memoriale, apo edhe rrugë që mbajnë emrin e tij, ndeshen ende në shumë qytete të Spanjës.