Netë franceze në Teatrin Kombëtar
18/03/2005 Poezia dhe dramaturgjia franceze do të prezantohen për katër ditë rresht në Teatrin Kombëtar, duke filluar nga dita e hënë. Një natë poezie, me krijime të poetëve më të dëgjuar francezë, do të pasohet me shfaqjen e veprave dramaturgjike "Art", "Pleshti në vesh" dhe "Kopraci"
Duke filluar nga dita e hënë, salla e Teatrit Kombëtar do të përjetojë një javë të veçantë, një javë të frankofonisë. Pas bashkëpunimit të frytshëm që ky institucion pati me ambasadën franceze në Tiranë, vitin e kaluar, me vënien në skenë të komedisë "Pleshti në vesh" (të autorit Zhorzh Feido), në këtë bashkëpunim të dytë, artdashësit kryeqytetas do të kenë mundësinë të shijojnë netë të poezisë dhe dramaturgjisë franceze. "Duke filluar nga dita e hënë, në orën 20.00, por dhe në ditët në vazhdim, po në të njëjtën orë, në sallën e teatrit do të ketë aktivitete të ndryshme. Në natën e parë do të organizohet një mbrëmje e poezisë franceze, me pjesë nga poetët më mirë francezë ndër vite. Një mbrëmje poetike që do të mbajë vulën regjisoriale të Ervin Çulit dhe ku do të recitojnë disa nga emrat më të njohur të skenës shqiptare, si Bujar Lako, Yllka Mujo, Fatos Sela e Valbona Imami", ka deklaruar në konferencën për shtyp të organizuar dje, drejtori Kiço Londo. Poezitë do të vijnë para publikut në shqip dhe në frëngjisht. "Poezitë në gjuhën frënge do të recitohen nga Yllka Mujo, një njohëse shumë e mirë e gjuhës frënge", tha Londo. Gjithashtu, Londo është shprehur se, edhe perceptimi regjisorial i Çulit do të jetë tepër origjinal dhe i veçantë, pasi, kjo natë do të ketë edhe shoqërinë magjike të Gavroshit. Në ditën e dytë është menduar të prezantohet pjesa "Art", një pjesë e njohur për publikun shqiptar, një pjesë bashkëkohore franceze, "nën interpretimin Elidon Finos dhe Neritan Liçajt, të mbështetur nga Genci Fuga dhe me regji të një prej regjisorëve më aktivë në këto dy vitet e fundit, Mehmet Xhelilit", ka theksuar Londo. Në ditën e tretë do të shfaqet edhe komedia "Pleshti në vesh", nga Zhorzh Fejdo, një komedi që pati një sukses të madh te artdashësit kryeqytetas. "Në ditën e katërt dhe të fundit është menduar të shfaqet komedia franceze 'Kopraci'. Ky është një aktivitet, i cili mban vulën e bashkëpunimit midis Teatrit Kombëtar dhe ambasadës franceze, por që në thelb synon hapjen dhe bashkëpunimin e institucionit me përfaqësitë e huaja diplomatike në Tiranë, si me ambasadën amerikane, italiane etj., një hapje që do të konkretizohet shumë shpejt në të ardhmen", ka përfunduar Londo. I pyetur nga "Metropol" në lidhje me nivelin e këtij bashkëpunimi, Londo ka sqaruar se, edhe në këtë aktivitet pati përpjekje për të sjellë aktorë francezë, por që për arsye objektive nuk mundi të realizohej. "Ka një projekt për të sjellë një trupë franceze dinjitoze në Tiranë, pse jo edhe një regjisor francez, për të vënë në skenë dramaturgji franceze dhe e gjithë kjo është mbështetur nga ambasada franceze dhe nën kujdesin e veçantë të ambasadores", tha Londo, duke shtuar se kjo mund të realizohet në sezonin e ardhshëm, pasi, aktualisht "janë dy projekte për t'u realizuar, me bullgarët dhe anglezët". Londo ka shtuar gjithashtu se, ky aktivitet synon të risjellë një traditë të humbur ndër vite të Teatrit Kombëtar, të "Netëve poetike", një traditë që duhet të rikthehet jo vetëm në skenë, por edhe në televizion. Në vëmendjen e institucionit është edhe pjesëmarrja e një publiku sa më të gjerë dhe jo vetëm të inkuadruar në komunitetin frankofon të kryeqytetit.
Ervin Çuli: "Një natë dashurie a la farançise"
Regjisori Çili ka thënë për "Metropol" se, kjo natë e poezisë franceze është perceptuar si një udhëtim ndër vite, duke u ndalur në disa nga emrat më të njohur të poezisë franceze dhe rrymave të ndryshme të saj. "Guillaume Apollinaire, Baudelaire, Jacques Prevert e disa të tjerë, do të vijnë para publikut me krijimet e tyre më të mira, të cilat, ashtu edhe sikundër vetë poezia franceze, në përgjithësi, i thurin himne dashurisë. Sigurisht që nuk janë përzgjedhur vetëm poezi mbi dashurinë, por janë ndërthurur edhe krijime, të cilat sjellin poetët në përballje me realitetin, mbi fatin e njeriut. Por, kjo natë, në tërësinë e saj, është konceptuar si një buqetë me poezi franceze, ku do të mbizotërojë subjekti i dashurisë", tha Çuli. Por, edhe në konceptin regjisorial, Çuli është fokusuar në ngjyrimet franceze të mbrëmjes, "ku do të prezantohet edhe një Gavrosh, nën interpretimin e Gent Rrushit, duke luajtur në fisarmonikë, pasi, kjo ka për qëllim të sjellë në sfond artistin bohem, poetin e rrugës". Edhe ngjyrat e flamurit francez do të dominojnë në këtë mbrëmje, por edhe recitimi i poezive do të shoqërohet në sfond me disa nga këngët-poezi më të bukura franceze të emrave të mirënjohur si Aznavour, Edith Piaf etj., "kjo edhe për vetë faktin se, në vetvete, këto këngë mbartin tekste që janë njëkohësisht edhe poezi të mrekullueshme". Çili shpreh bindjen se do të jetë një natë e veçantë dhe romantike. Skenografia e kësaj mbrëmje vjen nga Kristo Çala. Një mbrëmje që për rreth një orë do të krijojë një atmosferë magjiko-romantike, "një natë dashurie a la française".