E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani do të ofrojë 11 milionë paund për Drogba

Milani është i gatshëm të ofrojë 11 milionë paund për sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.

Daily Star shkruan se Drogba mund të jetë të kalojë tek Milani, i cili fitoi Serie A muajin e kaluar dhe dëshiron të sjellë një forcë të re fizike në sulm për sezonin e ardhshëm.

Kuqezinjtë ishin të zhgënjyer me mënyrën se si u mposhtën në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve nga Spurs, dhe dëshirojnë ta forcojnë sulmin. Drejtori sportiv i Milanit, Adriano Galliani, ka zhvilluar takime me pronarin Silvio Berlusconi dhe e ka caktuar Drogban si cakun kryesor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›