Tottenham në garë për Rossin

Tottenham është në garë me Barcelonën për të nënshkruar me sulmuesin e Villarrealit, Giuseppe Rossi.
Italiani ishte në formë të shkëlqyer sezonin e kaluar duke shënuar 18 gola në 36 paraqitje, ndërsa "Nëndetësja e Verdhë" përfundoi në pozitën e katërt të tabelës së La Liga.
Dhe paraqitjet e tij kanë joshur vëmendjen e trajnerit të Spurs, Harry Redknapp, i cili është duke dashur ta forcojë repartin sulmues të ekipit këtë verë, shkruan The Sun.
Megjithatë, fituesi i Ligës së Kampionëve, Barcelona, po ashtu është në kërkim të lojtarit dhe ata tashmë kanë filluar negociatat për një transferim të mundshëm.