Milani i "çmendur"Bari merr 1 pikënë San Siro
MILANO-Po, ky Milan është i "çmendur". Alegri i kishte lajmëruar futbollistët pas barazimit të Interit: "Nëse gabojmë, atëherë jemi të çmendur". E në fakt, ka ndodhur pikërisht kështu. Ndaj Barit, skuadra e vendit të fundit në renditje, Milani ka zhgënjyer totalisht, ka luajtur duke ecur në fushë dhe ka marrë një barazim 1-1, për më tepër në inferioritet numerik, pas një kartoni të kuq të panevojshëm të marrë nga Ibrahimoviç. Një goditje e dyfishtë për skuadrën kuqezi, e cila rrezikon të humbasë suedezin për derbin me Interin më 3 prill. Bari ka shënuar në pjesën e parë me anë të Rufold, ndërsa Ibra nuk i ka mbajtur nervat në minutën e 73-të, duke goditur Rosin. Ai rrezikon të pezullohet për 3 ndeshje, ç'ka e bën tepër të vështirë pjesëmarrjen në ndeshjen me zikaltërit pas tre javësh. Në fund, Kasano i ka dhuruar një pikë të artë skuadrës së Alegrit, e cila mbetet 5 pikë përpara Interit edhe pas kësaj jave. Por, barazimi me Barin është nga ata që mund të peshojnë shumë, sidomos në aspektin psikologjik. Një shqetësim më vete duket Ibrahimoviç, aspak në formë, i lodhur dhe tepër nervoz. Kjo u pa edhe në ndeshjen me Totenhemin, kur ai thuajse nuk ekzistonte në fushë, ndërsa dje mori një karton të kuq pa pikën e arsyes. "Për fat të keq pati një reagim jo normal. Më erdhi keq, sepse në pjesën e dytë lëvizi më mirë se në të parën. Para ndeshjes ishte i qetë dhe kërkoi golin me aksion që i mungonte prej pak kohësh, veçse nuk mundi të ruante dot nervat", tha Alegri për Ibrahimoviç.
Ndeshja
Takimi nisi me një Milan të lodhur dhe që ecte në fushë, ndërkohë që Bari megjithëse luante në "San Siro", ka luajtur me një skemë me 2 sulmues. Presingu i puljezëve ka qenë konstant dhe në minutën e 39-të, Rudolf mposht Abiatin pas një asisti të Almiron. "Shock" në radhët e Milanit, që duket i pafuqishëm për të reaguar. Alegri ka futur edhe Emanuelson e Merkel në fillimin e pjesës së dytë, por Bari është mbrojtur mirë, duke përfituar edhe nga lexueshmëria në veprime e futbollistëve të Alegrit. Robinjo shënon, por është në pozicion jashtë loje. Më pas shënon edhe Ibra, por pasi e prek topin me dorë. Në të 73-tën, Ibra lë fushën e lojës, pas një goditjeje ndaj Rosit. Ky moment duket sikur zgjon kuqezinjtë. Alegri hedh në fushë edhe Sedorf dhe skuadra ndryshon. 8 minuta para fundit, Emanuelson pason për Antoninin, ky e fut topin në qendër për Kasanon dhe barezi shënon, por pa festuar, në respekt të ish-skuadrës së tij. Goli ka bërë të vetën dhe Milani mund të kishte shënuar me Tiago Silvën, Emanuelson e Sedorf në minutat e fundit. "E dinim që nuk ishte ndeshje e fituar, por e komplikuam duke luajtur një pjesë të parë të shëmtuar", tha trajneri Alegri pas ndeshjes.
(d.b/GSH/BalkanWeb)