E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq futbolli shqiptar detyrohet te shtyje ndeshjet

Moti i keq që ka pushtuar gjithë vendin ka detyruar edhe Federatën Shqiptare të Futbollit që të shtyjë ndeshjet në të gjithë nivelet. Takimet e treta në grupe në Kupën e Shqipërisë, që ishin në program për t’u luajtur në 15 shkurt, janë zhvendosur për më 23 të po këtij muaji. Java e 15-të e Superligës, që duhet të luhej më 18 shkurt, do të zhvillohet më 3 mars, ndërsa java e 17-të e Kategorisë së Parë, javë që duhet të luhej po më 18 shkurt, do të zhvillohet më 25. Shtyrje pëson edhe futbolli i të rinjve dhe të para të rinjve. Federata vendosi që ndeshjet e këtyre kampionateve të mos luhen të dielën e 19 shkurtit, por një javë më vonë, më 26 shkurt. Futbolli shqiptar nuk është i vetmi që është goditur nga dëbora dhe acari i madh i këtij muaji, pasi probleme të mëdha ka pasur edhe në Itali, Gjermani, Angli apo Skoci. Është e pamundur të parashikohet nëse do të ketë sërish shtyrje në të ardhmen apo jo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›