Milani nuk mbahet deri në fund
Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Weserstadion të Bremenit, ndërmjet Werderit dhe Milanit, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1. Skuadra e Milanit nuk ka arritur ta ruajë avantazhin deri në fund të takimit përballë Werder Bremenit, të cilët në minutat e fundit të takimit arritën të nxjerrin një barazim. Rossonerët kaluan në epërsi që në pjesën e parë të ndeshjes (36'), ndërsa golashënues ishte Filippo Inzaghi. Vendasit nga Bremeni u munduan gjatë gjithë pjesës së dytë t'i barazonin shifrat, mirëpo mbrojtja mysafire dukej shumë stabile duke mos i ofruar asnjë mundësi depërtimi ofanzivës kundërshtare. Megjithatë, ashtu si i ka ndodhur shpesh Milanit këtë sezon, edhe në këtë përballje, kuqezinjtë nuk arritën të mbaheshin deri në fund, kështu që u dënuan nga Diego (84'), i cili barazoi rezultatin.