Tetovë, letër Presidentit Topi: Bojkotoni betimin e Ivanovit
Studentët në Universitetin Shtetëror të Tetovës (DUT) u bënë thirrje udhëheqësve të partive shqiptare në Maqedoni dhe Presidentit të Shqipërisë që të bojkotojnë ceremoninë e betimit të Presidentit maqedonas, George Ivanov, të programuar për të martën. Sipas shoqatës së studentëve, ata u nxitën për një kërkesë të tillë pas spekulimeve mbi ftesën për pjesëmarrjen e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu në këtë ceremoni. Studentët e Universitetit të Tetovës e bënë thirrjen për bojkot, duke iu referuar me ironi në deklaratë Republikës së Maqedonisë me emrin FYROM dhe duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e zgjedhjes së Presidentit të ri, me vlerësimin si i "ashtuquajturi president", George Ivanov. Në thirrjen e dërguar për Presidentin shqiptar, Bamir Topi, shkruhet se "Ne, nxënësit e DUT, ... po ju sugjerojmë z. Presidenti Topi, të mos merrni pjesë në këtë inaugurim, vetëm me qëllimin për të përfaqësuar interesat e 6 milionë shqiptarë", thuhet në deklaratë. Informacioni i diskutueshëm dhe konfuz mbi praninë e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu në ceremoninë e betimit të Ivanov po kërcënon të errësojë përurimin e Presidentit të sapo-zgjedhur të Maqedonisë. "Presidenti Fatmir Sejdiu nuk ka marrë një ftesë", tha këshilltari i tij, Naim Jermiu në Prishtinë, për agjencinë e lajmeve, "Kosovapress". Por në të njëjtën agjenci u citua më vonë, se zyra konsullore maqedonase në Prishtinë, ka insistuar se përfaqësuesit e saj e kanë dërguar një ftesë për pjesëmarrjen e Fatmir Sejdiut në ceremoninë e betimit që të shtunën. Një pjesë e mediave kosovare dhe maqedonase, japin informacione kontradiktore se ai e ka marrë dhe nuk e ka marrë ftesën për në Shkup. Përpjekjet e agjencisë maqedonase "Makfax" për të marrë konfirmim nga Parlamenti maqedonas rreth ftesën, rezultuan të kota. As "Kosovapress" nuk arriti të mbledhë informacione konfirmuese. Në një sesion të Parlamentit maqedonas planifikuar për të martën, Presidenti i sapo-zgjedhur i Maqedonisë, George Ivanov, do të bëjë betimin si kreu i katërt i shtetit, që nga shpallja e pavarësisë. Të gjithë kryetarët e vendeve të tjera në rajon kanë qenë të ftuar në përurim: Presidenti kroat, Stipe Mesiç, Presidenti shqiptar, Bamir Topi dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Presidentët e Greqisë dhe Bullgarisë nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në përurimin e Ivanovit, megjithëse i kanë marrë ftesat.