E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekimi i pakujdesshëm vdiq një fëmijë, dy vjet burg për mjekët

Tiranë- Dy vjet burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për dy mjekë, të cilët akuzohet për mjekim të pakujdesshëm që u pasur me vdekjen e një fëmijë vetëm 16 muajsh.

Kërkesa është bërë sot, gjatë seancës së radhës në ngarkim të mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, ku prokuroria ka shpallur pretencën.

Gjatë seancës së sotme, prokuroria shpalli konkluzionet e hetimit, duke kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me burg ndaj shefit të kirurgjisë faciale, Ramazan Isufi dhe anestezistit Bensar Shuteriqi, të marrë nën përgjegjësi penale për "mjekim të pakujdesshëm".

Sipas akuzës nga mjekimi i pakujdeshëm gjatë një ndërhyrjeje kiruirgjikale humbi jetën në sallën e operacionit fëmija, Orges Dardha nga Peshkopia. Ngjarja ndodhi dy vite më parë, në kohën që foshnja po i nënshtrohej një operacioni në rrugët e frymëmarrjes.

Lajmi në atë kohë u publikua nga gazeta “Shekulli” e më pas u ndoq gjerësisht, ndërkohë që prindërit bënë me faj mjekët për tragjedinë që u ndodhi.

Seancën e radhëspritet të lexohen konkluzionet e palës mbrojtjëse dhe më pas Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë do të shpallë vendimin përfundimtar për çështjen në fjalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›