E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS-PD këtë javë shpallin listat e kandidatëve

02/05/2005  Partitë e mëdha kanë preferuar të jenë në pritje të kundërshtarit për të ndërmarrë hapat zyrtare

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, do të shpallin këtë javë zyrtarisht të 100 kandidaturat e tyre për zgjedhjet parlamentare të kësaj vere. Vihet re se në të dy kampet, ka mënjanim të disa emrave që janë aktualisht deputet, për konkurimin e 3 korrikut. Një veprim i tillë ka ardhur si për paraqitjen e alternativave të reja, ashtu dhe për shkak të konsumimit politik të deputetëve aktualë. Megjithatë, është paralajmëruar se përplasja politike do të jetë tepër e ashpër dhe do të sjellë skena të papritura politike. Kjo dhe për shkak se gjatë muajit qershor, në Shqipëri do të mbërrijë një grup i madh monitoruesish si nga OSBE ashtu dhe prej Këshillit të Evropës. Një tjetër element që do ti shtohet kësaj fushate zgjedhore, do të jetë dhe ndërmarrja e disa sonazheve ku do të matet qëndrimi i votuesve.

Demokratët

Sot kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të paraqesë përpara Këshillit Kombëtar, shumicën e emrave të kandidatëve me të cilët demokratët do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Deri më tani, proçesi i prezantimit të kandidaturave thuajse ka përfunduar vetëm në qarkun e Korçës, ku PD ka prezantuar shumicën e kandidatëve atje dhe ka mbetur vetëm një zonë, ajo e Ersekës, ku pritet të kandidojë një prej themeluesve të PD-së Gramoz Pashko, i cili ishte parashikuar të kandidonte në Krujë. Ndërkohë, në shumë qytete të tjera prezantimi i kandidatëve ose nuk ka filluar ose ka filluar pjesërisht. Në listën e qyteteve ku nuk ka filluar ende prezantimi i kandidatëve është dhe Shkodra, një ndër qytetet i cili konsiderohet si bastion i PD-së. Gjithsesi, lista është e ndryshueshme deri në momentin e fundit, pasi varet dhe nga lëvizjet e kundërshtarit. Duket se lideri demokrat Berisha është në dilemë për përzgjedhjen e rreth 20 emrave. Burime në PD, shpjegojnë se ky bllokim në shpalljen e emrave të kandidaturave, ka ardhur dhe si pasojë e reagimeve të bazës, por edhe se disa nga kandidatët kanë preferuar të ndërrojnë zonën e tyre elektorale. Gjithsesi, në listën e sotme nuk përjashtohet mundësia të mungojnë disa prej emrave të deputetëve aktualë të PD-së, kryesisht ata që kanë hyrë me anë të listës së proporcionalit. Lista e kandidatëve për deputet do t’i kalojë më pas për votim 134 anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Kjo strukturë do të votojë sot edhe për emrat e kresisë së PD-së, si dhe për sekretarët dhe nënkryetarët e kësaj partie.

Socialistët

Nga Partia Socialiste është theksuar se kandidaturat do të shpallen zyrtarisht, vetëm pasi të ketë zyrtarizuar partia Demokratike emrat e vet. Një vendim i tillë është ndërmarrë edhe pse në një sërë zonash kandidaturat socialiste kanë nisur takimet me elektoratin e tyre. ndërsa ende nuk ka nisur prezantimi zyrtar i kandidatëve. Kryetari i Partisë Socialiste vetëm në pak rrethe ka deklaruar emrat konkrete në takimet që ka zhvilluar. Megjithatë pritet që më datë 5 maj kur do të zhvillohet dhe kongresi i rradhës i kësaj partie do të jepen emrat me të cilët partia më e madhe në qeveri do të përfaqësohet para zgjedhësve të vet më 3 korrik. Deri më këtë datë gjithçka do t'i lihet fushatës elektorale që do të karakterizohet dhe nga shpenzime të mëdha.

Kandidatët

Shkodër

Jozefina Topalli

Nard Ndoka

Aldo Bumçi

Ferit Hoti

Valentin Palaj

Rexhep Uka

Pjetër Arbnori

Qarku Kukës

Fatos Hoxha

Muhamet Ukperaj

Azgan Haklaj

Qarku Lezhë

Preç Zogaj

Zef Gjoka

Gjovalin Prenga

Pal Dajçi

Qarku Dibër

Gani Hoxha

Idriz Xhumani

Neshat Fanaj

Rahmi Koleci

Sali Shehu

Qarku Durrës

Sami Gjergji

Sokol Olldashi

Armand Teliti

Ferdinant Xhaferri

Genc Juka

Astrit Patozi

Qarku Tiranë

Bamir Topi

Edi Paloka

Spartak Ngjela

Bujar Nishani

Ylli Pango

Apollon Baçe

Neritan Sejamini

Shaban Memia

Besnik Mustafaj

Lulëzim Basha

Luftim Ahmetaj

Baki Shehu

Leonard Demi

Sali Berisha

Engjëll Cara

Jemin Gjana

Qarku Elbasan

Aurel Bylykbashi

Omer Stringa

Mehmet Ibaj

Bexhet Uruçi

Skënder Çota

Flamur Shehu

Qarku Fier

Blerim Çela

Mevlan Gjondolli

Marjeta Zaçe

Taulant Bino

Viktor Gjini

Ilir Bano

Fatos Beja

Bedri Mihaj

Leonard Gremi

Qarku Berat

Mehmet gjeka

Dritan Aznedari

Leonard Kumaraku

Muhamet Çoko

Luan Bregu

Qarku Korçë

Ritvan Bode

Gjergji Pendavinji

Ilir Rusmali

Eris Hoxha

Besnik Jacelli

Ismail Hoxha

Edmond Spaho

Muhamet Hoxha

Gramoz Pashko

Qarku Gjirokastër

Genc Ruli

Ylli Asllani

Mitro Çela

Qarku Vlorë

Bujar Leskaj

Grigor Pasko

Dhimitraq Llapa

Besnik Aliaj

Agron Sharra

Duka Muço

QARKU SHKODËR

Lekë Çukaj

Agron Çela

Paulin Sterkaj

Zef Çuni

Tom Doshi

Nikolin Dedvukaj

Pal Lera

Ramadan Hasanaj

Viktor Doda

QARKU KUKËS

Asallan Ndërgjani

Rexhep Ukperaj

Ilir Zela

QARKU LEZHË

Mark Nikolli

Zef Preçi

Alfred Cakani

Shpëtim Cami

Ndue Vata

QARKU DIBËR

Qemal Minxhozi

Ilir Gjoni

Ardit Kaja

Skënder Demiri

Ylber Canga

QARKU DURRËS

Agron Duka

Gjergji Koja

Emin Barçi

Lulëzim Traga

Natasha Paço

Gazmen Bizhga

Sokol Kokomani

Bujar Dervina

QARKU ELBASAN

Valentina Leskaj

Namik Dokle

Tauland Balla

Taulant Dedja

Bukurosh Stafa

Ndriçim Hysa

Shpëtim Kateshi

Durim Hushi

Elmaz Sherifi

Rrapush Tola

Qazim Sejdini

QARKU TIRANË

Spartak Poçi

Anastas Angjeli

Shpëtim Idrizi

Andis Harasani

Ermelinda Meksi

Igli Toska

Arben Ahmetaj

Luan Rama

Mimi Kodheli

Majlinda Keta

Petrit Malaj

Musa Ulqini

Shyqyry Duraku

Artan Lame

Mehmet Hasanlami

Agim Hushi

Bashkim Haxhiu

Hasan Hoxha

Agron Dibra

QARKU FIER

Ylli Bufi

Blendi Klosi

Arta Dade

Kastriot Islami

Rajmonda Stefa

Petro Koçi

Fatmir Xhindi

Myzelejen Hoxha

Saemira Pino

Et’hem Ruka

Vath Koreshi

Alfred Çaçi

QARKU BERAT

Flamur Rrogu

Erion Braçe

Marko Bello

Luan Memushi

Bashkim Fino

Aldon Shameti

QARKU KORÇË

Ben Blushi

Pandeli Majko

Fatmir Xhafa

Maqo Lakrori

Ahmet Hoxhallari

Agim Isaku

Ilir Kulla

Alfred Dalipi

Niko Peleshi

QARKU GJIROKASTËR

Makbule Çeço

Gramoz Ruçi

Vangjel Tavo

Flamur Hoxha

QARKU VLORË

Fatos Nano

Arben Malaj

Besnik Dervishi

Arben Isaraj

Stefan Çipa

Bashkim Habili

Mezan Malaj

Stefan Çipa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›