Nano uron festat në zonën 99
02/05/2005 Kryeministri Fatos Nano, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka marrë pjesë, në ceremoninë e ngjalljes së Krishtit në Kishën e Shën Harallambit, në Sarandë, dhe mes besimtarëve të shumtë të këtij qyteti, ka ndjekur Meshën Hyjnore të Pashkëve. Kryeministri Nano i shoqëruar nga bashkëshortja, është takuar me autoritetet e kishës së Shën Harallambit, ku u ka uruar festën e Pashkëve. “Kam kënaqësinë të festoj Pashkët në kishën e Shën Harallambit, në ditën e ringjalljes së Krishtit, që është një simbol rilindjeje dhe përtëritjeje për të gjithë, për të jetuar në paqe dhe në solidaritet me njëri-tjetrin, për të ndërtuar një jetë në komunitet, që krijon hapësira për të gjithë, mbi bazën e këtij institucioni të rëndësishëm, siç është bashkëjetesa midis komuniteteve fetare në Shqipëri, që shfaqet edhe në këtë ditë të shënuar në të cilën të gjithë festojnë së bashku. Ka një element të veçantë vizita ime në kishën e Shën Harallambit, sepse me një at me origjinë nga Nokova, nga fshati i babait tim, bëmë gëzuar për festën e Pshkëve. Dita e rilindjes vazhdon", tha Nano pas vizitës. Gjithashtu, në qëndrimin e tij në Sarandë, Nano ka zhvilluar takime me mbështetës të tij. Nano ka deklaruar kandidimin e tij në këtë qytet për zgjedhjet parlamentare të 4 viteve të ardhshme.