Milioneri shqiptar gati të ndërtojë HEC-et e Kosovës
26/01/2005
Historia e një shqiptari në Amerikë
Ai e ka jetën gati si një film. Al Paçino, me një rol të tillë fitoi çmimin “Oskar”, kur tregoi jetën e një kubanezi të ardhur në Amerikë. Edhe Florin Krasniqi, tani është një milioner që jeton në Brooklyn. Ka ikur nga Kosova në kohën e Krishtlindjes të vitit 1988, dhe ka përdorur një mënyrë spektakolare për të hyrë në SHBA. Gazetat amerikane e tregojnë si pronarin e “Triangle General Contractors” në Brooklyn. Sipas tyre, Florini ka hyrë në mënyrë ilegale në SHBA, në bagazhin e një “Kadillaku”. Ai ka kaluar nëpërmjet kufirit meksikan dhe brenda 17 vitesh është bërë një ndër milionerët e SHBA-së. Sipas gazetës, ai ka grumbulluar rreth 30 milionë dollarë ndihma për luftën e Kosovës dhe është ndër njerëzit që ka kaluar me dhjetëra snaipera kontrabandë në ndihmë të luftëtarëve të UÇK-së. Kjo është me pak fjalë historia milionere e Florin Krasniqit.
Kompania e tij "Triangle General Contractors of Brooklyn" do të përdorë 5.5 milionë USD të marra këto kredi nga shteti, të rindërtojë hidrocentralin e Kozhnerit me fuqi 8.3 megavat në perëndim të rajonit të Deçanit në Kosovë. Kompania njujorkeze "Triangle General Contractors of Brooklyn", e fitoi tenderin ndërkombëtar të rikonstruktimit të hidrocentralit të Kozhnerit, pasi ajo duket se ishte më e mira dhe më e afta për të vënë në plan projektin. Sistemi i ri i instalimit të rrjetit energjetik, do të punojë në bazë të marrëveshjes të arritur me sistemin e deritanishëm energjetik në Kosovë nga Korporata Energjetike e Kosovës. Hidrocentrali i Kozhnerit është i lokalizuar në një largësi rreth dy orë nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtinë, dhe ka filluar nga puna qysh në vitin 1957. Ky impiant elektrik vazhdoi të funksionojë deri më 1999-ën, deri kur edhe ky impiant elektrik u bë "preh" e luftës shkatërrimtare që kaloi Kosova, gjatë asaj lufte 78-ditore. Rehabilitimi i hidrocentralit të Kozhnerit, nuk do të demonstrojë vetëm progresin që po bën Kosova, prej kur në ish-"Jugosllavi", shpërthyen luftërat e 1990-ës, dhe ish-"Jugosllavia" u shkërmoq, por ajo do të furnizojë me energji elektrike pjesët më vitale të Kosovës, dhe do të stimulojë shumë zhvillimin ekonomik të ekonomisë kosovare, tha dr.Watson. Bashkëpunimi i Investimeve të Tregtisë së Jashtme Private - "Overseas Private Investment Corporation" OPIC, është i kënaqur që po bashkëpunon me biznesin e vogël, të rikonstruktojë infrastrukturën e rëndësishme të projektit në Kosovë.
Ndërkohë, lidhur me sistemin energjetik të Kosovës, kohët e fundit kanë shpërthyer debate të shumta. Qeveria e saj thotë se, "Kosova nuk do të ketë sistem energjetik të ndarë në baza etnike. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thanë sot se, është e pamundur dhe e pakuptueshme që Kosova të ketë sistem energjetik të ndarë në baza etnike. Sistemi energjetik i Kosovës është i njëjtë për të gjithë, si për shqiptarët, ashtu edhe për serbët, turqit, boshnjakët dhe të tjerë”, tha zëdhënësi i qeverisë, Arben Qirezi. Këto komente pasuan kërkesën e djeshme të liderëve serbë të Kosovës, drejtuar shefit të UNMIK-ut për një operator të dytë elektro-energjetik, që do t'i furnizonte me rrymë serbët nëpër enklava. Kjo kërkesë është quajtur e papërdorshme dhe e rrezikshme, edhe nga zyrtarë të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës".