Milo: Apeli vetëm gjobë kreut të PDS në Vlorë
Kryetari i PDS-së Paskal Milo sqaroi dje vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për kreun lokal të kësaj partie për Vlorën, Thanas Laluci. Sipas tij, vendimi i apelit në Vlorë ishte vetëm me masë administrative, dhe jo dënim një vit burg. "Kjo është një shpifje e ulët e bërë me prapavijë politike nga kundërshtarët tanë politik në qytetin e Vlorës, të cilët kërkojnë të ulin reputacionin e nderuar të zotit Thanas Laluci në këtë qytet" thuhej në deklaratën e kreut të PDS-së, Paskal Milo.