Obama dhe fenomenet politike shqiptare
Grid Rroji
Fitorja e një kandidati jo të zakontë si Barack Obama në zgjedhjet amerikane të 4 nëntorit, po keqpërdoret nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët po tentojnë dëshpërimisht të identifikohen me ndryshimin ...Fitorja e një kandidati jo të zakontë si Barack Obama në zgjedhjet amerikane të 4 nëntorit, po keqpërdoret nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët po tentojnë dëshpërimisht të identifikohen me ndryshimin. Këtë bëri edhe dy ditë më parë drejtuesi i shoqatës socialiste G99, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të librit të Presidentit të zgjedhur Obama “Guximi për të shpresuar”. I vetëprezantuar si redaktor politik i shpresës obamiane, Veliaj siç “guxoi” të vidhte për G99 parullën elektorale “Do t’ia Dalim”, kopjoi sërish tezat politike të Obamës për ndryshim. Por të flasësh për ndryshim dhe ta realizosh ndryshimin janë dy procese të ndryshme.
Obama u zgjodh presidenti i 44-t i SHBA si një politikan që do ndryshonte trashëgiminë politike të Presidentit Bush, pa dështimin e politikave ekonomike të të cilit, sipas analistëve më të njohur amerikanë, shanset e Obamës do të ishin shumë më të vogla.
Opozita në Shqipëri nuk e ka luksin e përballjes me një qeverisje të dështuar dhe që këtu nis spekulimi i dyshes Rama-Veliaj për t’u identifikuar me ndryshimin. Ata janë të vonuar. Shqiptarët e kanë votuar ndryshimin më 3 korrik 2005, kur i dhanë besimin Sali Berishës. Dhe do apo nuk do Edi Rama (Erion Veliaj) Shqipëria po ndryshon!
Ashtu siç u premtua, Shqipëria nuk është më Eldorado e krimit të organizuar, sepse kjo qeveri e ndryshimit i shkëputi lidhjet simbiotike të politikës me krimin. Qeveria e ndryshimit vepron me zero tolerancë kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit. Janë këto arsyet pse partnerët tanë europianë i dhanë Shqipërisë besimin dhe firmosën MSA-në, dhanë këtë vit vlerësimin më të mirë të historisë së demokracisë në Shqipëri dhe së shpejti do të firmosin liberalizimin e regjimit të vizave. Shqipëria që po ndryshon shumë shpejt do të jetë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian (Yes we can).
Ashtu siç u premtua, përmbushja e detyrimeve politike, ekonomike dhe ligjore në këto tre vjet e ka shndërruar Shqipërinë në një partner të besueshëm për të gjitha vendet aleate. Qeveria e ndryshimit bëri të mundur marrjen e ftesës së Shqipërisë për anëtarësimin në NATO, dhe në prill 2009 Shqipëria që po ndryshon do të ulet si e barabartë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (Yes we can).
Ashtu siç u premtua, Shqipëria e 2008-ës nuk është më feneri i fundit i investimeve të huaja, po ka tërhequr tetë herë më shumë investime të huaja se në 2004-ën. Qeveria e ndryshimit po ndërton mijëra kilometra rrugë, ka dyfishuar rroga dhe pensione, ka futur sistemet elektronike të qeverisjes duke rritur në maksimum transparencën dhe i ka ndryshuar faqen njëherë e përgjithmonë arsimit shqiptar.
Shqiptarët janë aq të mençur sa të dallojnë se as Edi Rama e as Erion Veliaj nuk kanë asgjë të përbashkët as me Barack Obamën dhe as me ndryshimin. Këtyre u intereson vetëm retorika politike e pseudo-ndryshimit, që t’ju shërbejë si mbulojë e të kaluarës politike hipokrite dhe e shterpësisë së ideve të tyre.
Ndërsa qeveria e Sali Berishës punonte për të ndryshuar Shqipërinë, opozita Rama (Veliaj) ndërtonte një industri të shëmtuar të shpifjes dhe sharjes të bazuar në trillime dhe piskama xhuxhësh. Ndërsa Shqipëria merrte ftesën për në NATO, këta artizanë të mashtrimit mundoheshin të na paraqisnin një Shqipëri virtuale që nuk ekziston, duke shkarravitur imazhin e gjithë shqiptarëve.
Me gjithë përpjekjet për spekulime në media dhe pozat triumfaliste të socialistëve dhe satelitëve të tyre, nuk ka kurrfarë ngjashmërie midis presidencialeve 2008 në SHBA dhe zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri.
Nëse e majta shqiptare mendon se propaganda dhe mashtrimi mbulojnë mungesën e tyre të zgjidhjeve konkrete në favor të qytetarëve, të jetë e sigurt se vota e shqiptarëve do ta zhgënjejë. Nëse Erion Veliaj (Edi Rama) mendon se ndryshimi qëndron te fjalët e lyera me buzëkuq dhe jo te veprat e prekshme për shqiptarët, vota e tyre do ta zhgënjejë. Nëse Edi Rama mendon se do t’i manipulojë shqiptarët me disa shkarravina të ricikluara, vota e lirë do ta zhgënjejë. Në zgjedhjet e 2009-ës është Sali Berisha (qeveria e ndryshimit) dhe shqiptarët që do të thonë: Yes we can - ndryshimi vazhdon!