E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Ne s’jemi pyetur, Rama s’po zë mend as në politikën e vjeshtës

06-09-2011 / Gazeta 55

“Ndërkombëtarët detyruan tryezën Parlamentare, por mesazhet e ditës së sotme nuk sollën gjë tjetër, veçse mesazhe të reflektuara muaj më parë”. Kryetari i PDS-së, Pakal Milo dhe një herë shpalos qartë idenë dhe e gjithë kjo gjuhë diplomatike ishte mëse e pritur, por asnjë e re nuk ishte dhe ajo se çfarë kërkonte ai. “Deklaratat, ishin të mbuluara me një vello të dëshirës dhe vullnetit për të ecur përpara. Krushqia politike ndërkombëtare i ka detyruar palët të ulen në tryezën e Parlamentit, por nuk e di sa e gjatë do të jetë kjo krushqi”.
Pas deklaratës së ambasadorit amerikan Arvizu, ku maxhoranca duhet të kontribuojë më shumë për kompromis, sikurse dhe opozita duhet të jetë e gatshme që të jetë pjesë e këtij bashkëpunimi, Milo e shpjegon me faktin se tashmë ka ardhur çasti, për të rifituar kohën e humbur. “Duhet që ndërkombëtarët të vazhdojnë këtë rol, për të nxitur palët në bashkëpunim me Brukselin, për të kapur kohën e humbur”. Pas deklaratës së kreut së PS-së Rama, kryetari i PDS-së shton se opozita në këtë rrugëtim, do të vazhdojë të kërkojë garanci nga maxhoranca. Por jo më pak qëndron dhe marrëdhënia e kësaj force, me aleatët e saj, nga data e zgjedhjeve vendore të 8 majit. “PS i bën pak të fryrë qëndrimet në emër të opozitës dhe ne na fton në fund. Ne nuk jemi pyetur për asgjë, dhe i kemi marrë vesh nga gazetat dhe televizionet apo kur dhe ne ndoqëm sesionin Parlamentar. Nesër, ne Rama do të na informojë. Ne jemi të mësuar me këtë sjellje politike dhe ne do të bëjmë çështë e mundur për të forcuar kohezionin e politikës shqiptare, ku dhe respekti do të jetë reciprok, ku ne do të kordinohemi më mirë se në të kaluarën. Nëse këto do të bëhen, ne do të jemi partnerë luajal, ku PS ka shumë për të mësuar dhe për të përballuar sfidat, të cilat do të jenë të vështira, sepse kemi të bëjmë me një luftë politike”. Ndërsa zgjedhjet e 2013-ës, mbeten përcaktuese për integrimin, Milo foli dhe për çështjen e shumë debatuar, atë të kabllogrameve. Në këtë linjë mendimi, ai deklaroi se kjo nuk është një çudi, por çudia qëndron në efektin kohë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›