E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doda: Strategji për barazinë gjinore

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Mesila Doda deklaroi në një takim me gratë në Komunën Mbrostar se qeveria shqiptare ka miratuar politika të caktuara për mbështetjen e gruas në shoqëri. Ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit në vitin 2006 i hapi rrugën politikave në lidhje me strategjinë e gruas, me strategjinë e barazisë gjinore. Gratë janë shtylla kryesore e familjes, janë ato që përkushtohen më shumë ndaj  saj dhe marrin më pak sot, prandaj duhet të kemi kujdes për të kuptuar se çfarë duhet të bëhet për gratë, theksoi ajo. Kandidatja e PD-së, Mesila Doda premtoi se do të jetë një zë i fuqishëm në parlament në mbrojtje të të drejtave të gruas, duke theksuar se gjatë katër viteve të qeverisjes së mazhorancës së djathtë, numri i grave në administratën shtetërore ka shënuar një rritje të theksuar. Në këtë drejtim ajo ka premtuar shtimin e numrit të femrave në administratën shtetërore për katër vitet e ardhshme. Gjithashtu, Doda bashkëbisedoi me gratë në Mbrostar për projektet në ndihmë të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›