Ruli: Fitorja e koalicionit të djathtë e padiskutueshme
Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, njëkohësisht dhe kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Gjirokastrës, Genc Ruli gjatë prezantimit të kandidatëve të këtij qarku ka shprehur angazhimin e tij personal për realizimin me sukses të fushatës elektorale.
Fitorja e koalicionit të djathtë është e padiskutueshme, pasi gjatë mandatit të parë qeverisës prefektura e qarkut të Gjirokastrës përfitoj aq shumë investime, sa nuk kishte përfituar gjatë tetë vjetëve të qeverisjes socialiste, ka deklaruar Ruli. Dega e Partisë Demokratike ka prezantuan pesë kandidatët për deputet të koalicionit të djathtë Shqipëria po ndryshon për qarkun e Gjirokastrës, të cilët do të konkurrojnë në zgjedhjet e 28 qershorit. Në këtë prezantim, kandidatët për deputetë që morën fjalën, theksuan rolin e madh të strukturave të partisë për realizimin me sukses të fushatës elektorale. Pjesëmarrësit në takim që morën fjalën bënë sugjerime të vlefshme, duke vënë theksin në problemet që shqetësojnë komunitetin në jug të vendi. Vëmendja e pjesëmarrësve u tërhoq edhe nga prania e artistëve të njohur të skenës shqiptare, të cilët me performacën e tyre i dhuruan pjesëmarrësve një fushatë tërësisht festive.