Rregullorja, si mjet per te arritur te Kushtetuta Menada Zaimi
Raporti i Progresit i BE-se per Shqiperine per opinionistin Afrim Krasniqi do te jete negativ sa i takon statusit kandidat, per shkak Shqiperia nuk ka permbushur 12 rekomandimet e KE-se. Te vetedijshme per kete zhvillim, dy partite e medha, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste po kerkojne te fajesojne njera-tjetren, ndaj dhe dialogu mes tyre duket ende larg, thote Krasniqi. "Palet vijne nga nje konflikt shume i gjate politik dhe palet jane te njohura tashme me kritikat evropiane, te cilat pritet te kene dhe reflektim te nje raporti negativ per Shqiperine ne muajin tetor. Palet po fitojne kohe per te sulmuar palen tjeter, per ta bere pergjegjese per deshtimin e mundshem te Shqiperise ne raport me integrimin", thote Krasniqi per radion Evropa e Lire.
Kurse analisti Sami Neza vlereson se mungesa e dialogut politik lidhet me faktin se shumica ende nuk po i ofron opozites ate, cfare ajo do. "Shumica ka hedhur ne treg disa prej ofertave te saj politike per opoziten, ne menyre te siguroje voten e saj per ligjet me 3/5 ne Parlament. Mesa duket, oferta e shumices nuk i ka kenaqur interesat e opozites, keshtu qe opozita eshte vendosur ne pozicionin e saj te meparshem, i cili nuk ka ndryshuar pothuaj qe nga viti 2009 deri me sot", shprehet Neza. Per Nezen, ky ngerc politik mund te clirohej nese shumica do te miratonte ndryshimin e Rregullores se Kuvendit, te propozuar prej opozites. "Rregullorja e Parlamentit ka ndryshuar para pak kohesh dhe ka ndryshuar pa pranine e opozites ne Parlament, kjo te do te thote se duhet rishikuar, por duhet rishikuar deri aty, sa te mos cenoje ato standarde te etikes politike qe jane arritur me ndryshimet e fundit qe iu bene Rregullores", thote ai.
Me shume se Rregullorja, opozites, sipas Krasniqit, i intereson ndryshimi i Kushtetutes. "Ceshtja e Rregullores parlamentare dhe funksionimit parlamentar eshte nje ceshtje e permendur ne raportin e OSBE-se dhe ne raportin e kaluar te BE-se, eshte nje ceshtje qe kerkon zgjidhje te shpejte dhe nuk besoj se palet ndahen ne kete pike, aty ku palet ndahen jane ne ceshtje themelore qe kane te bejne me Kushtetuten, me pika te rendesishme ne zgjedhjen e institucioneve kushtetuese, ne zgjedhjen e presidentit dhe reformen zgjedhore", thekson Krasniqi.
Ne kete atmosfere te ndezur politike, analistet e shohin me shqetesim faktin qe dy partite po sillen sipas llogarive te tyre politike. Ne nje kohe qe opozita nuk sillet si opozite dhe shumica nuk ka oferte te qarte, zgjidhja e krizes politike duket e veshtire, thote analisti Neza. "Mendoj se ka vend per tolerance nga shumica, ne oferten e saj ndaj opozites duhet te jete me konkrete dhe duhet te krijoje nje terren me te absorvueshem per komunikimin me opoziten. Opozita ka nje problem, duhet te kuptoje pozicionin e saj si opozite, tagrin per te drejtuar dhe per te qeverisur vendin qytetaret, ja kane dhene nje force tjeter politike, jo opozites dhe ajo duhet te sillet ne sinoret e saj", thote Neza.
Per Krasniqin, zgjidhja e krizes do te marre kohe, pasi asnjera nga partite nuk po nxiton drejt zgjidhjes. "Partia socialiste ka problemet e brendshme dhe eshte ne prag te kongresit, praktikisht ka nje axhende paralele politike me te cilen po vepron; nga ana tjeter, shumica eshte e interesuar per ta zgjatur me shume procesin, per te mbajtur kete klime politike aktive derisa pas raportit te BE-se, ne dhjetor te dale raporti i Komisionit te Venecias lidhur me reformen zgjedhore. Keshtu qe asnjera pale s'ka ndonje nxitim dhe ky eshte lajmi i keq per qytetaret shqiptare", sqaron Krasniqi.