Milo: Urgjent tryeza e koalicionit, PS s’ka arritur objektivin e vet Bisedoi: Qamil Xhani
Nje vit pas zgjedhjeve parlamentare dhe nje beteje te ashper mes opozites dhe mazhorances, koalicioni i majte ka nevoje per te ridimensionuar strategjine. Apeli per nje levizje te koordinuar te opozites, per qendrimin ndaj ceshtjes se kutive, reformes zgjedhore dhe pjesemarrjes ne zgjedhjet vendore vjen nga nje prej aleateve te Partise Socialiste, kryetari i Partise Demokracia Socialiste, Paskal Milo, ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”. Ne nje analize qe i bene betejes nje vjecare, Milo veren se opozita ka bere disa arritje qe lidhen me krijimin e nje kauze per nje opozite te shokuar nga humbja. Por, kreu i PDS-se veren sa ne thelb Partia Socialiste nuk e ka arritur objektivin e saj qe shpalli gjate nisjes se protestave. Kreu i PDS-se hedh poshte mundesine e nje bashkimi apo shkrirje me PS-ne. Madje ai deklaron se edhe deklarata e kryetarit te Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, per bashkim me PS eshte keq interpretuar. Ajo qe kerkojne aleatet e PS-se eshte mbledhja e tryezes se kryetareve te koalicionit te majte per t’u dhene pergjigje pyetjeve se cfare do te behet ne zgjedhjet vendore, kush do jete raporti i opozites me mazhorancen dhe cili eshte qendrimi per reformen zgjedhore. Duke u ndalur ne ceshtjen e bashkepunimit Milo shton se duhet percaktuar modalitetet me qellim qe te mos perseriten gabimet e 28 qershorit te vitit te kaluar.
Zoti Milo, nje vit me pare u zhvilluan zgjedhjet e pergjithshme parlamentare. Opozita nuk arriti te vinte ne pushtet nderkohe qe aksioni i saj gjate kesaj kohe u fokusua ne betejen e transparences. Si e gjykoni aksionin e opozites gjate kesaj kohe dhe mendoni se u arriten objektivat e saj?
Aksioni opozitar erdhi duke u rritur. Kaloi nga format e thjeshta te protestes ne manifestime te fuqishme popullore. Keto aksione ishin shume te mira ne nje pikepamje, sepse e shkunden politiken shqiptare nga nje pergjumje qe karakterizohet pas perfundimit te zgjedhjeve parlamentare, ku ndertohen raporte politike ne Kuvend dhe ku aktoret kryesore politik presin betejen e radhes, pas kater vitesh. Aksioni opozitar dinamizoi jeten politike, pavaresisht se ne mjaft raste ajo ne Shqiperi merr forma ekstreme dhe kalon ne strategji fyerjesh personale, familjare te papranueshme. Nga pikepamja opozitare keto zhvillime sollen edhe nje dinamizim te vete Partise Socialiste dhe te opozites ne teresi, e cila mori nje goditje shokuese nga zgjedhjet e 28 qershorit. Zakonisht pas humbjeve nuk ndodh qe te kete ngritje te tilla masive te opozitarizmit. Une nuk kam qene ne fillim dakord se ky ka qene nje zhvillim, nje iniciative ose nje kerkese personale e Edi Rames, per te justifikuar humbjen e PS, apo humbjen e tij, po thjesht per ruajtur dhe unifikuar postin e tij. Nje individ, sado i fuqishem qe ai te jete, nuk mund te ngreje njerezit ne protesta masive kaq te medha, per nje kohe te gjate, gati nje vjecare. Duke qene se e njoh elektoratin e ne vend, vecanerisht ate te majte, them se elektorati kishte nje motiv tjeter me te larte sesa nje nevoje personale te kryetarit te PS-se. Elektorati opozitar deshironte ta shihte veten ne pushtet. Ishte i pergatitur te vinte ne pushtet dhe u zhgenjye nga rezultati dhe kjo ishte nje lloj shfryrje e pakenaqesise dhe e faktit qe nuk u arrit te sigurohet mbrojtja e votes se ne nje moment vendimtar qe ndodh nje here ne kater vite.
Vec entuziazmit opozitar ne keto mitingje dhe pergjate gjithe levizjeve politike te PS dhe opozites u bene dhe pretime konkrete. U deklarua se kjo levizje do te sjelle hapjen e kutive te votimit. Gjithashtu u fol se ne kete menyre do te kishte shume shpejt zgjedhje te parakohshme. Ne raport me keto premtime, cili eshte rezultati pas nje viti?
Beteja per transparencen e procesit zgjedhor realisht nuk ka mbaruar. Per mendimin tim, ka mbaruar vetem nje etape e saj qe ka qene e kushtezuar dhe me faktin qe po mbaron nje sesion parlamentar, po vijne pushimet e veres dhe une jam i bindur se PS ne radhe te pare dhe opozita ne teresi duhet ta vazhdoje opozitarizmin. Opozitarizem ne kuptimin e kerkeses per transparencen e plote te zgjedhjeve, sepse ndryshe do te jete shume e veshtire qe zgjedhjet e ardhshme te behen brenda parametrave demokratike qe kerkohen. Une them se PS-ja do te shkoje ne zgjedhjet e ardhshme e dobesuar ne rast se nuk e vazhdon kete lufte per transparence te procesit zgjedhor, do te shkoje e demotivuar ne rast se ajo e le procesin ne mes te rruges. Kjo do te thote se ne substance deri tani PS-ja nuk e ka arritur objektivin e vet, sepse as kutite nuk jane hapur dhe transparenca e procesit zgjedhor nuk eshte bere. Keshtu qe PS dhe opozita te arrijne objektivat e tyre te shpallura, duhet qe ta vazhdoje kete beteje.
Kur thoni qe duhet ta vazhdoje, cfare nenkuptoni, te vazhdoje protestat, te bojkotoje Kuvendin, apo te perserise dhe protestat me greven e urise? Cila eshte strategjia e opozites?
Do te varet shume nga menyra sesi do te reflektoje mazhoranca. Nga menyra sesi mazhoranca do t’u afrohet zgjidhjeve qe jane paralajmeruar dhe ofruar edhe nga nderkombetaret. Per mendimin tim ne vjeshte, ne fillim te saj, do te shfaqen qarte konturet sesi do te ece politika shqiptare dhe ballafaqimi mazhorance-opozite. Une mendoj se PS dhe opozita do te kene nje strategji te qarte per te ardhmen. Nje strategji e cila nuk eshte perpunuar, sepse nuk eshte mbledhur nje tryeze qe te percaktoje se si do procedohet, e cila duhet te mblidhet dhe te diskutoje se si duhet te veproje tani e ne te ardhmen, perballe atyre objektivave te saj, te cilat nuk jane realizuar. Duhet te mblidhen kryetaret e partive te koalicionit dhe te percaktojne qendrimet qe do te mbajne me ardhjen e sesionit te ri parlamentar. Ose me mire te themi me ardhjen e fazes tjeter paraprake zgjedhore, qe cfare do behet. Jane nje sere pyetjesh qe kane te bejne me strategjine e opozites ne te ardhmen qe jane: A do te marre pjese opozita shqiptare ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pa u bere transparenca e plote e procesit zgjedhor dhe pa u hapur kutite e votimit, sic eshte deklaruar dhe ka qene lajtmotivi i saj kryesor per nje vit. Nje tjeter ceshtje qe duhet te vendoset ne kete tryeze eshte si do te shkoje opozita shqiptare ne keto zgjedhje. Me cfare formash dhe ne c’menyre bashkepunimi? Dhe ne fund, cfare qendrimesh do te mbaje opozita shqiptare ndaj gjithe asaj infrastrukture ligjore per zgjedhjet, a do te kete nje qendrim nje qendrim te perbashket. Apo aty do te shfaqen pikepamje dhe qendrim te ndryshme, te cilat mund ta cojne opoziten ne mosmarreveshje ne lidhje me koalicionet e ardhshme. Ka nje numer shume te madh ceshtjesh qe kane te bejne me strategjine e opozites dhe bashkepunimin e saj per te perballuar zgjedhjet e ardhshme vendore, apo dhe parlamentare nese ato vijne si rezultat i rrethanave politike. Eshte e domosdoshme nje analize dhe nje qendrim i opozites, per te percaktuar hapat e metejshem te studiuara mire, te percaktuara qarte me qellim qe te mos ecet ne vakum.
Keto ceshtje qe ngritet dhe qe duan nje zgjidhje brenda opozites, perse nuk jane bere me pare?
Une besoj se kemi kohe per ta bere, sepse eshte akoma sezoni politik deri ne fund te korrikut. Une shpresoj se opozita do te beje nje analize te tille, do te studioje rrethanat ne te cilat ndodhet dhe do te percaktoje drejtimet kryesore te veprimtarise se saj. Ndoshta, kjo qe po ju them juve eshte nje mesazh per koleget e mi dhe per te gjithe te tjeret se si une e mendoj veprimin e opozites ketej e tutje. Deri ketu eshte detyra ime si nje nga kryetaret e partive opozitare, per te shprehur se cfare mendoj per ate qe duhet te ndodh ne te ardhmen.
Nje prej ceshtjeve qe duhet te merren ne konsiderate ne marredheniet me PS eshte dhe ceshtja e koalicionit. Nderkohe qe dy prej aleateve, Gjinushi dhe Veliaj kane deklaruar ne nje fare menyre bashkepunimin e ngushte me PS, deri ne bashkim. Cili eshte qendrimi i PDS per kete ceshtje?
Ka nje ndryshim ne deklaratat e z.Veliaj dhe z.Gjinushi, qe me sa kuptoj une dhe me sa bisedova une me z.Gjinushi eshte keqinterpretuar nga media. Nderkohe qe z.Veliaj ka shprehur vullnetin e partise se tij per t’u shkrire me PS-ne, z.Gjinushi nuk ka folur per shkrirje, por ka folur per bashkimin e forcave opozitare, ka folur per te gjetur nje menyre bashkeveprimi sa me te ngushte te partive opozitare dhe ne menyre te vecante te PS me aleatet e saj tradicionale. Ky eshte dallimi dhe ketu eshte bere keqkuptimi me deklaratat e z.Gjinushi. Une nuk kam folur, sepse nuk eshte trajtuar keto muajt e fundit si ceshtje, sepse opozita ka pasur probleme te tjera me akute, sic eshte beteja per transparence e procesit zgjedhor. Por muaj me pare kemi shkembyer mendime edhe me zotin Rama dhe kemi gjetur nje gjuhe te perbashket per nje bashkepunim me te ngushte, ne funksion te betejave politike dhe parlamentare midis partive tona.
Po thoni se nuk behet fjale per bashkime dhe shkrirje identitetesh partiake?
Absolutisht jo. Behet fjale per te gjetur forma dhe menyra te reja bashkepunimi qe maksimalizojne betejen tone politike, qe cojne opoziten qe te kete nje gjuhe te vetme ne perballimin e problemeve kryesore politike ne Shqiperi dhe te shkoje sa me e harmonizuar dhe sa me e koordinuar ne betejat e ardhshme elektorale, per te mos perseritur gabimet qe u bene ne 28 qershorin e vitit te kaluar. Ky eshte thelbi i qendrimit qe ka PDS dhe qe e ka diskutuar edhe me kryetarin e PS. Diskutim tjeter jashte ketyre termave nuk eshte bere deri tani. Me sa jam i informuar as z.Gjinushi nuk ka pasur ndonje kontakt zyrtar, ku te diskutoje ceshtje te tilla, me drejtues te PS.
Koalicioni i majte nuk funksionoi sic duhet ne zgjedhjet e kaluara. U miratua nje Kod qe demtoi partine tuaj dhe te z.Gjinushi, nderkohe qe nese vijohet me kete situate politike dhe duke pare se zgjedhjet vendore jane afer dhe nuk ka reforme zgjedhore, mendoni se mund te rrezikoni te ndodheni ne te njejten situate?
Eshte e domosdoshme, jo per interesat e Partise Demokracia Sociale, por per interesat e gjithe opozites shqiptare ne teresi qe te kete sa me shpejt te jete e mundur nje tryeze serioze te analizes dhe te percaktimit te qendrimeve te ardhshme te opozites, te strategjise se saj, duke perfshire dhe kete qe sapo me pyetet mbi menyre e bashkepunimit me qellim qe te mos perseriten gabimet qe u bene ne te kaluaren e afert.
Si e vleresoni rolin e nderkombetareve per kete situate politike ?
Nderkombetaret duhet t’i marrim ashtu sic jane dhe jo ashtu sic do te deshironim ne te ishin. Faktoret nderkombetare jane te ndare ne vendet e tyre, por edhe ne institucionet nderkombetare dhe evropiane. Sepse edhe atje ekzistojne parti me alternativa te ndryshme politike qe kane simotrat e tyre ne Shqiperi dhe e kane per detyre institucionale, mbeshtetur ne organizimet qe ekzistojne qe ne planin nderkombetar, qe te mbeshtesin njeri tjetrin. Prandaj neve nuk duhet te cuditemi pse vjen Joseph Doul ne Shqiperi apo qe nga Brukseli dhe mbeshtet mazhorancen aktuale. Sepse Partia Demokratike eshte pjese e Partive Popullore Konservatore Evropiane. Dhe po keshtu nuk duhet te cuditemi se pse Internacionalja Socialiste apo Partia Socialiste Evropiane mbeshtet Partine Socialiste apo opoziten ne teresi, sepse ato i perkasin te njejtes familje politike ne planin evropian apo edhe nderkombetar. Dallimi mes partive politike ne BE dhe ne Shqiperi eshte se partite evropiane te cfaredo bindjeje qofshin, kane nje respekt dhe nje kulture demokratike per ligjin. E respektojne ate pavaresisht bindjeve. Ata kane gjetur nje emerues te perbashket qe t’i nxisin partite politike shqiptare qe te mbeshteten te ligji, ta respektojne ate dhe principet baze demokratike, ne mes te te cilave eshte edhe transparenca dhe respektimi i Kushtetutes. Ketu kerkohet dhe kompromisi. Duhet ta lexojme dhe ta shikojme faktorin nderkombetar jo ne menyre naive dhe jo ne menyre te hiperbolizuar, sikur ata kane celesin e arte per te zgjidhur gjithe problemet politike qe ka vendi. Presioni qe ata i bejne Shqiperise ka te beje me disa traktate evropiane, te cilat ata nuk mund t’ shkelin si Kriteret e Kopenhagenit, per te avancuar ne procesin evropian te Shqiperise.
Duke pare dhe kete qendrim te nderkombetareve dhe deshtimin e negociatave, si e parashikoni gjetjen e zgjidhjes?
Opsionet jane disa, por cdo gje do te varet nga menyra sesi do te zhvillohen ngjarjet politike ne vend pas muajit shtator. Do te varet shume nga percaktimi i strategjise se opozites, per te cilen ju fola, dhe qe ende nuk e dime ne vija konkrete se cila do te jete ketej e tutje. Do te varet shume nga menyra sesi do te gjendet nje kompromis per te shkuar ne zgjedhjet e ardhshme vendore dhe nje faktor tjeter eshte se do te varet shume nga tendenca e zhvillimeve ekonomike ne Shqiperi.