PS rinis protestat, shpall bojkot të pjesshëm të Parlamentit Qamil Xhani
Linja e ashper e Partise Socialiste per bojkotimin e Kuvendit, nisjen e protestave dhe mos bindjen civile nuk ka mbeshtetjen e gjithe grupit parlamentar te kesaj partie. Ne mbledhjen e djeshme te deputeteve te PS nuk kane munguar debatet mbi menyren se si duket te organizohet aksioni politik, ne ditet ne vijim. I vetmi vendim unanim i marre nga deputetet e PS-se ka qene mos votimi i te gjitha ligjeve te propozuara nga mazhoranca, duke rikthyer ne kete menyre marredhenien e kushtezuar me Kuvendin. Nderkohe qe per nisjen e protestave dhe bojkotin e Kuvendit grupi i deputeteve te PS, nuk ka qene kompakt ne qendrimet e tij. Burime nga selia roze bejne te ditur se debatet jane zhvilluar per rikonceptimin e strategjise se PS-se, pas nje viti te mbushur me bojkot, protesta dhe madje dhe me nje greve urie qe zgjati 19 dite me radhe. Deputetet si Damian Gjiknuri, Erion Brace, Ditmir Bushati dhe te tjere kane kundershtuar vijimin e bojkotit ne menyre perfundimtare. Ata kane qene dakord me vijimin e presionit ndaj qeverise dhe me shtimin e betejes ne Kuvend, por kane shprehur rezerva ne lidhje me qendrimin e kryetarit te Grupit Parlamentar, Gramoz Ruci per bojkot te menjehershem dhe nisjen e protestave. Duke argumentuar se bojkoti, greva dhe protesta jane nje faze e kaluar per PS-ne, ata kane theksuar se jane kundershtuar dhe nga nderkombetaret, duke nenvizuar se eshte e nevojshme nje strategji e re, qe te sjelle rezultate me konkrete. Nga ana tjeter mendimit te deputeteve per nje beteje te forte opozitare, por institucionale i jane kundervene nje pjese e deputeteve qe kane qene pjesemarres ne greven e urise. Blendi Klosi, Arben Ahmetaj, Taulant Balla, Mimi Kodheli, Ledi Shamku, etj kane mbeshtetur opsionin e perdorimit te te gjitha formave te protestave demokratike, per betejen opozitare. Ata kane deklaruar se aksioni i nisur pergjate nje viti, nuk duhet te lihet ne mes. Sipas deputeteve te PS, nuk behet fjale per nje opozite radikale, por per nje opozite te forte qe shfrytezon te gjitha menyrat e protestes perballe nje mazhorance, qe nuk reflekton ndaj kerkesave per transparence. Grupi i deputeteve te PS, ne mungese dhe te kryetarit Edi Rama, vendosi qe per ceshtjet qe kane te bejne me bojkotin afatgjate dhe caktimin e protestave te shprehet ne mbledhjen e radhes ne muajin shtator. Nisja e sesionit te ri parlamentar duket se do te sjelle dhe nje menyre te re strategjise opozitare. Nderkohe, pas mbledhje se deputeteve, ne nje deklarate per mediat, kryetari i Grupit, Gramoz Ruci u shpreh se deputetet e PS-se nuk do te votojne ligjet e mazhorances ne seancen e sotme te Kuvendit. “Duke filluar qe nga dita e neserme Grupi Parlamentar socialist pershkallezon marredhenien me parlamentin shqiptar, duke kushtezuar marredheniet ndaj ketij Parlamenti, duke mos votuar asnje ligj, as me shumice te thjeshte e as me shumice te cilesuar’, u shpreh Ruci. Ndersa per ne lidhje me aksionin opozitar Ruci shtoi per media se grupi parlamentar do te pergatise gjate diteve ne vazhdim agjenden e tij opozitare ne marredhenie me parlamentin. “Lidhur me hapat e metejshme Grupi Parlamentar Socialist ne sesionin e ardhshem, apo te ri, parlamentar qe fillon ne shtator, do te beje publike hapat e metejshme lidhur me marredheniet dhe me qendrimin ndaj parlamentit shqiptar”, u shpreh Ruci.