E Hënë, 2 Nëntor 2026

Thyhen xhamat e zyrës së Ngjelës

05/06/2005  Fushata elektorale nis me përplasje të ashpra

Kandidati i Partisë Demokratike, Spartak Ngjela, ka denoncuar dje thyerjen e xhamave të zyrës së tij në zonën elektorale numër 41. Sipas kandidatit të PD-së, xhamat janë thyer dje në mëngjes, ndërsa për këtë veprim ai ka akuzuar mbështetësit e kandidatit të Partisë Socialiste. Ndaj Ngjela ka kërkuar prej policisë që të marrë masat e menjëhershme për të gjetur shkaktarët. Në një prononcim të tij, Ngjela është shprehur se ky është një veprim i ulët, që cënon zhvillimin normal të votimeve. Prej policisë dje është thënë se menjëherë pas marrjes së denoncimit është ngritur një grup hetimor, i cili do të gjejë gjurmët e lëna mbi vendin e ngjarjes. Nga ana tjetër është bërë e ditur se afër kësaj zone janë thyer disa postera të kandidatit socialist, Andis Harasani dhe të kandidates së pavarur, Elizabeta Dosti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›