Milo, letër Ramës e Berishës për reformën zgjedhore
Kreu i PDS-së, Paskal Milo, i ka nisur një letër kreut të mazhorancës Berisha dhe kreut të opozitës, Rama, lidhur me reformën zgjedhore. Përmes kësaj letre, Milo shpreh vullnetin e partisë së tij për një reformë zgjedhore të ndershme, por kërkon gjithëpërfshirje nga ana e këtyre dy partive. Sekretari politik, Artur Duçkallari, tha dje se për z. Berisha dhe z. Rama, shprehen vlerësimet dhe shqetësimet e vërejtura nga PDS-ja gjatë procesit politik, që synon ndryshimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet, në mënyrë që ky proces të jetë përmirësues e jo përkeqësues për nivelin e garantimit të votës së shqiptarëve. Ndër të tjera në këtë letër Partia Demokracia Sociale konfirmon se ka qenë dhe mbetet besnike e parimeve më të shtrenjta, që mbrojnë e garantojnë votën e lirë dhe të ndershme, duke u dhënë mundësi zgjedhësve të shprehin vullnetin e tyre, në momentin e thirrjes në konsultimin zgjedhor të radhës.