E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Shqipëria, në shtator me status kandidati për në BE



Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, përsëriti dje kërkesën që Shqipëria në vjeshtë të kërkojë statusin e vendit kandidat për në BE. I ftuar nga fondacioni "Frierdrich Ebert" në një debat me temë “Aplikimi i Shqipërisë në BE”, kryetari i PS-së sqaroi pozicionin e opozitës në lidhje me hapin e dytë të Shqipërisë, për të qenë vend kandidat, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim - Asocimit më 12 qershor 2006 në Bruksel. "Argumenti se pakti i MSA-së është një proces, i cili duhet mbyllur përpara së Shqipëria të hedhë hapin tjetër është një argument i paarsyeshëm, pasi edhe Maqedonia me Kroacinë nuk kishin përmbushur shumë standarde, kur kërkuan të hyjnë në një fazë më të avancuar. Por edhe historia e Bashkimit Evropian tregon se Spanja dhe Austria kanë bërë të njëjtën gjë duke menduar se kjo ishte shtëpia e tyre", - u shpreh Rama. Sipas tij, politika e izolimit është me kosto më të lartë se ajo e integrimit. “Duke trokitur në dyert e BE-së, Shqipëria troket në derën e shtëpisë së saj”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›