E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo në Vlorë: Do subvencionojmë fermerin

 

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zhvilloi takime në komunën Kotë të lumit të Vlorës, me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie. Milo u premtoi banorëve se do të ketë subvencione nga shteti, në mënyrë që të ndryshojë struktura bujqësore. “Një nga veprat e para që do të bëjmë do të jetë rishtrimi i rrugës Drashovicë–Kuç, me qëllim që ju të komunikoni me Vlorën dhe gjithë Shqipërinë. Votoni për Demokracinë Sociale, si pjesë e koalicionit për ndryshim, e cila do të jetë këtu e pranishme jo vetëm fizikisht, por do të jetë me politika dhe reforma sociale konkrete, dhe të jeni të sigurt se së bashku me partnerët tanë do të jemi në qeverisjen e ardhshme. Ne jemi të bashkuar për të mundur këtë qeverisje të keqe, jemi të bashkuar për të qeverisur Shqipërinë pas 28 qershorit”, tha Milo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›