E Hënë, 2 Nëntor 2026

PD paraqet listën e proporcionalit

02/06/2005  Femrat të para në emrat e paraqitur nga Partia Demokratike

Partia Demokratike ka dorëzuar dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e saj të proporcionalit, e cila përbëhet nga 38 emra, nga 40 që është numri i vendeve që rezervohet për sistemin proporcional. I pari në listën shumemërore të PD-së qëndron kryetari i partisë, Sali Berisha, i pasuar nga nënkryetarja Topalli, nënkryetari Topi dhe sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode. Në 10 vendet e para të bie në sy dhe numri i lartë i femrave të kësaj liste, të cilat, me sa duket, kompensojnë moskandidimin në listën e mazhoritarit. Ndërkohë, në vendin e 10 është emri i Arben Imamit. Ndër të përzgjedhurit e PD-së për listën shumemërore janë futur dhe disa anëtarë të KOP, si Albana Vokshi, Tatjana Kongoli, Aleksandër Sallabanda, Selami Xhepa, Ylli Pango etj. Ashtu siç ishte paralajmëruar, kësaj liste i mungon emri i Besnik Aliaj, kandidatit përballë Kryeministrit Nano në Sarandë.

Proporcionali

Sipas kodit zgjedhor, partia, e cila merr një numër të madh mandatesh në sistemin mazhoritar do të marrë më pak mandate në proporcional. Madje, në rast se një parti fiton më shumë se 50 për qind të votave në mazhoritar, nuk do të marrë në sistemin proporcional. Megjithatë, duket se Partia Demokratike ka preferuar që të vendosë femrat të para, për të marrë mandatet e mundshme në proporcional. Nga ana tjetër, Partia Demokratike pritet të marrë një numër të vogël të votave në proporcional. Kjo pasi në marrëveshje me aleatët, elektoratit i është kërkuar që të votojnë për partitë e tjera të koalicionit, në mënyrë që në Kuvend dhe këto forca të kenë deputet. Gjithashtu Partia Demokratik i ka lënë aleatëve të saj dhe disa zona të lira, ku kandidatët e tyre konkurrojnë nën siglën e Partisë Demokratike.

Zyrtarizimi

Burimet kanë bërë të ditur se lista është paraqitur dje në Komision Qendror të Zgjedhjeve. Të njëjtin veprim e kanë bërë dje dhe partitë e tjera, të cilat kandidojnë për votimet e 3 korrikut. Ndërsa vetëm sot pritet që KQZ të marrë vendim për miratimin e tyre.

Sali Berisha

Jozefina Topalli

Ridvan Bode

Bamir Topi

Marieta Zaçe

Margarita Qirko

Mimoza Hasekiu

Genc Ruli

Halit Shamata

Liri Dibra

Arben Imami

Viollandi Stojku

Albana Vokshi

Silvana Çeliku

Sokol Olldashi

Edi Paloka

Gramoz Pashko

Ylli Pango

Ferdinand Poni

Shaban Memia

Florian Mima

Flamur Noka

Justina Boriçi

Tatjana Kongoli

Armand Teliti

Thoma Nini

Agron Sharra

Selami Xhepa

Behar Sadiku

Vili Minarolli

Aleksandër Sallabanda

Agron Tufa

Taulant Bino

Nermin Basha

Gjergj Lejzha

Bislim Ahmetaj

Beqir Meta

Ylli Asllani

Milo Kuneshka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›