Rriten me 15% pensionet në fshat

01/06/2005 Qeveria vendosi t'i shtojë 8% pensionet në zonat e qytetit, vendimi nis nga 1 qershori
Prej vendimit, 585 mijë persona do të përfitojnë 2 miliardë lekë
Qeveria ka vendosur dke rritjen e pensioneve në qytet me 8 për qind dhe pensioneve në fshat me 15 për qind. Nga ky vendim do të përfitojnë dhe personat që kanë pension suplementar. Gjithashtu, është Këshilli Ministrave ka vendosur të rrisë pensionet e parakohshme për ushtarakët, që janë bërë të paaftë gjatë ushtrimit të detyrës. Nga ky vendim përfitojnë rreth 585 mijë persona. Qeveria ka miratuar kërkesën për trajtim të veëantë të kontributeve shoqërore, që do të paguajnë banorët në zonën Gramsh, Kolonjë, Skrapar, Tepelenë, duke i ulur ato.
Vendimi
"Duke filluar nga sot, 1 qershor 2005, qeveria do të vendosë t’i qëndrojë rritjes së programuar të të gjitha llojeve të pensioneve të pleqërisë, shtesave mbi pension dhe të trajtimeve të veçanta për ish-ushtarakët, minatorët, veteranët dhe kategori të afërta me ta, në masën 8 dhe 15%", tha Kryeministri në mbledhjen e djeshme. Sipas tij, janë 585 mijë pensionistë përfitues, të cilët nga nesër do të kenë më shumë të ardhura për vete dhe familjet e tyre. "Kostoja financiare e programuar dhe tashmë e arsyetuar për t’u mbështetur nga buxheti për vitin 2005, që mbulon këtë aksion social të qeverisë, arrin në më shumë se 2 miliardë lekë". Pensionet e pleqërisë, pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare, pensionet për merita të veçanta, pensionet e posaçme shtetëtore, shtesat e pensioneve të posaçme shtetërore, si dhe pensionet për vjetërsi shërbimi do të rriten në masën 8%, për të gjithë përfituesit në qytete. Ndërsa pensionet e fshatit do të rriten në masën 15% dhe nga kjo përfitojnë 183 mijë pensionistë, banues në zonat rurale. Në këtë mënyrë është tentuar në barazimin gradual të pensioneve të fshatit me ato të qytetit.
Suplementet
Rritja e pensioneve do të zbatohet edhe për shtesat mbi pension, pra për shtesa mujore që përfitojnë nga ligji “Për statusin e invalidit të luftës” shtesa është 8%, për pensionet e caktuara me dekretin e Presidentit. Për një mbrojtje të veëantë të ushtarakut gjithashtu rritja është në masën 8%. "Edhe pas kësaj rritjeje, pensionistët, krahas të ardhurave nga pensioni, do të vazhdojnë të marrin të ardhurat e tjera, që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave dhe këtu kujtoj kompensimin për diferencën e çmimit të bukës, kompensimi për energjinë elektrike dhe kompensimi për pjesëtarët e familjes, që janë në varësi ekonomike. Në vlerësimin fundor me zbatimin e këtyre vendimeve të ardhurat mesatare mujore të pensionistit individual në qytet arrin në rreth 100 dollarë në muaj", tha Nano. Qeveria vendosi që pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi, pensionet suplementare të pleqërisë, pensionet suplementare të invaliditetit, pensionet suplementare të invaliditetit të ushtarakëve, që për shkak të detyrës bëhen të paaftë plotësisht, pensionet suplementare familjare dhe pensionet suplementare të ushtarakut, që për shkak të detyrës humbasin jetën, rriten gjithashtu në masën 8%.
8% do të rriten
pensionet në qytet
15% do të rriten
pensionet në fshat
585 mijë persona
përfitojnë nga vendimi
8% do të rritet
pensioni i parakohshëm i ushtarakëve
1 qershori data
për rritjen e pensioneve
2 miliardë lekë
efekti në Buxhetin e Shtetit
183 mijë pensionistë
janë në zonat rurale
2004
10 % rriten pensionet e qytetit
15% pensionet e fshatit
2003
15 % rriten pensionet e qytetit
20% rriten pensionet e fshatit