SHISH e Policia jashtë fushatës

01/06/2005 Moisiu: Nuk do të hezitojë të kërkojë largimin e kujtdo nga policia, në se përfshihet në fushatën elektorale
BE të paraqesë raport konkret për të mos lënë mundësi interpretimi nga politikanët
Brahim Shima
Presidenti Alfred Moisiu zhvilloi dje takime të posaçme me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës në Shqipëri, me SHISH dhe me Policinë e Shtetit, ku u diskutua mbi zhvillimet parazgjedhore. Kreu i shtetit ka kërkuar nga ndërkombëtarët paraqitjen e një raporti konkret, në mënyrë që politikanët të mos paraqesin interpretime të ndryshme në favor të tyre. Ndërsa për drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe atyre të SHISH, Moisiu kërkoi paanshmëri totale. Në të kundërt, ai ka paralajmëruar shkarkimin e tyre nga detyra. Për përfaqësuesit e policisë, Moisiu është shprehur se kjo strukturë nuk duhet të përdoret si trampolinë për t'u hedhur në politikë, pasi është vënë re se në këto zgjedhje një pjesë e kandidatëve janë ish-policë. Ndërsa prej SHISH, kreu i shtetit ka kërkuar reagim të qartë në rast se do të ketë akuza prej forcave politike. Vetëm pak ditë më parë, LSI ka akuzuar SHISH si të implikuar në mesazhe që i janë drejtuar mediave kundër kësaj force politike.
Këshilli Evropës
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, priti dje anëtarët e Komitetit të Posaçëm të krijuar nga Këshilli i Evropës për zgjedhjet në Shqipëri, kryesuar nga eurodeputeti Smoravinski.
Moisiu u shpreh se ka pasur disa arritje pozitive në reformat zgjedhore, sikurse janë balancimi i KQZ-së, hartimi i listave të zgjedhësve, të cilat janë bërë me konsensusin e dy forcave kryesore politike. Presidenti ka informuar vëzhguesit për Kodin e Sjelljes, i cili u përkrah nga të gjitha forcat politike. Kreu i shtetit u shpreh se shqetësimet kryesore për zgjedhjet mbeten transparenca e financimit të fushatës zgjedhore, fenomeni i “Dushkut”, roli i drejtuesve të institucioneve publike në fushatë, ruajtja e moralit politik për dorëheqjen e drejtuesve të shërbimeve publike, të cilët kandidojnë për deputetë dhe numri i vogël i kandidateve femra.
SHISH
Kreu i shtetit kërkoi nga punonjësit e SHISH që me sjelljen dhe veprimet konform ligjit dhe Kushtetutës të bindin opinionin publik se kjo strukturë e shtetit është ndarë nga politika njëherë e mirë. Presidenti Moisiu u shpreh se konkurrimi i ish-drejtuesve të tyre apo funksionarë, apo njerëz të tjerë me lidhje miqësore apo familjare me ta nuk duhet të ndikojë në asnjë rast tek ata e sidomos te vartësit në rrethe. Në rast akuzash në adresë të SHISH, Moisiu ka kërkuar që të bëhet sqarimi zyrtarisht si për publikun dhe për subjektin politik që ngre akuzë.
Policia
Moisiu kërkoi që policia të zbatojë ligjin për Policinë e Shtetit, Kodin Zgjedhor, Kodin Etik dhe Udhëzimin e KQZ-së për rolin e policisë në zgjedhje. "Kushtetuta dhe Ligji ju përcakton si organ i depolitizuar, që nuk keni lidhje me partitë politike, me fushata elektorale apo me elementë elektoralë, pavarësisht se ministri, zv.ministri, apo kolegë të tyre kanë vendosur për të kandiduar si deputetë. Presidenti Moisiu u shpreh se nuk do të hezitojë të kërkojë largimin e kujtdo nga detyra e policisë, në rast se përfshihet në fushatën elektorale", tha Moisiu. Duke nënvizuar se shumë ish-funksionarë të policisë kandidojnë në këto zgjedhje, Presidenti Moisiu tha se policia nuk duhet të përdoret si trampolinë drejt politikës ose anasjelltas.
Lënia e shtetësive
Moisiu firmos për 38 shqiptarë
Presidenti i Republikës ka firmosur dje lënien e shtetësisë për 38 shqiptarë. Sipas të dhënave zyrtare, kreu i shtetit e ka firmosur dekretin vetëm 5 ditë më parë. Në vendim thuhet se në mbështetje të nenit 92, pika “c”, të Kushtetutës, të neneve 15, 19 dhe 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, bazuar edhe në propozimin e ministrit të Rendit Publik, u lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1. Suela Kujtim Zhegu
2. Xhoana Dede Zhegu
3. Ekaterini Filip Fellenberg (Petani)
4. Antonella Heiko Fellenberg
5. Erando Muharrem Rustemi
6. Bajram Shaban Toska
7. Teodor Koçi Stroni
8. Armando Bari Zani
9. Dritan Dilaver Karalliu
10. Oliver Dritan Karalliu
11. Lorenz Dritan Karalliu
12. Manjola Ilir Karalliu (Hotova)
13. Elisabeta Sali Pleqi (Kacabanaj)
14. Seibi Gerond Alimehmeti
15. Sokol Sherif Vasili
16. Drita Hysen Michaelis (Tanushi)
17. Greta Man Teta (Buci)
18. Cindy-Lucia Adrian Teta
19. Fjoralba Hasan Duka
20. Elda Ferit Shabani
21. Hasan Gzim Shabani (Mehmeti)
22. Ardiana Ahmet Kapidani (Bali)
23. Feride Shaban Enard (Gjongecaj)
24. Erika Ndoc Luka (Jakaj)
25. Erhard Tonin Luka
26. Gon Ram Qelia
27. Teodor Shyqyri Stafa
28. Ervin Petrit Zela
29. Shaqir Zeqir Matmuja
30. Anila Isuf Agimgostivari (Mesiti)
31. Jaeisi Lulzim Agimgostivari
32. Mehrije Lulzim Agimgostivari
33. Ana Lulzim Agimgostivari
34. Donika Kadri Santo (Zahaj)
35. Lumturie Nexhmedin Osmani
36. Marlend Mustafa Osmani
37. Ermir Muharrem Dautaj
38. Norges Nisi Vangjeli
Listat përfundojnë më 8 qershor
Ministria e Pushtetit Vendor ka bërë të ditur se vetëm më 8 qershor do të përfundojë procesi i rishikimit të listave të zgjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare, dje ka përfunduar mbledhja e ankesave, që kanë lindur nga listat paraprake, ku partitë politike, zgjedhësit apo organizma të ndryshme kishin të drejtë që të paraqisnin kërkesat e tyre. Gjatë një jave, specialistët e ministrisë si dhe ekspertët e OSBE-së do të vijojnë me rishikimin e emrave që janë paraqitur për t'u ndryshuar. Gjithashtu, burimet zyrtare kanë shprehur besimin se në zgjedhjet e datës 3 korrik do të paraqiten listat më të mira gjatë këtyre viteve. Kjo dhe për shkak të presionit që kanë ushtruar si përfaqësuesit e partive politike, ashtu dhe të organizatave ndërkombëtare apo të vendit. Me procesin e përpilimit të listave të zgjedhësve janë përfshirë strukturat e bashkive dhe të komunave, të koordinuara prej Ministrisë së Pushtetit Vendor. Sipas të dhënave paraprake, numri i zgjedhësve pritet të ketë ndryshuar shumë në një sërë qytetesh. Kjo për shkak të imigrimit të shtetasve nga zonat rurale drejt zonave urbane. Megjithatë, vetëm më 8 qershor do të jepen komentet prej partive politike, që janë dhe më të ndjeshme në këtë proces. Megjithatë akuzat duket se kanë lindur që tani, ku parti të ndryshme janë shprehur se elektorati i tyre nuk rezulton i regjistruar në listat paraprake.