"Zgjodha Fierin, sepse është i shtrenjtë dhe i shenjtë për mua"

01/06/2005 Petro Koçi thekson se do të rifitojë në Fier
Datëlindja 15.2.1962
Gjendja civile : I martuar me dy fëmijë
Arsimi i lartë: Gjuhë e huaj, anglisht
Kryetar i degës së PS Fier në vitet 1991-1997
Sekretar Organizativ i PSSH
Deputet në 3 legjislatura
Kryetar i delegacionit shqiptar në Ansamblenë Parlamentare të Këshillit të Evopës
Kandidati i PS-së në Fier, Petro Koçi, shprehet se do të rifitojë në Fier, pasi ka punuar për këtë qytet. Madje, ai thekson se ka dhe një projekt për ngritjen e një stadiumi të ri në qytet si dhe për shtrimin e rrugëve në çdo lagje të qytetit.
Z.Koçi, pse zgjodhët sërish Fierin për të kandiduar?
Po, përsëri zgjodha Fierin, sepse Fieri është i shtrenjtë dhe i shenjtë për mua. Fieri është universiteti politik që unë kam mbaruar, formimi im si politikan nuk ka qenë një investim personal, por është një investim i qindra njerëzve, me të cilët unë kam punuar qysh nga viti 1991. Në Fier më njohin dhëmbë e dhëmballë dhe kjo është shumë e rëndësishme për transparencën e karakterit dhe moralit të politikanit. Në këtë zonë janë lagjet që unë kam banuar gjatë gjithë jetës sime dhe është zona që unë njoh më mirë. Unë mendoj se të zgjidhesh në qytet është e rëndësishme.
Çfarë i premtoni elektoratit tuaj?
Ne kemi punuar këto vite, sidomos në këtë mandat të dytë qeverisës, kemi shënuar shumë realizime, por mendoj se në mandatin e ardhshëm mund të themi se do të bëjmë gjëra të rëndësishme. Së pari, do të shtrijmë rrugët pranë çdo shtëpie fierake, pra në fund të 4–vjeçarit do të jetë e shtruar përfundimisht dhe shumica e tyre në standarde moderne. Do t'i japim prioritet politikave për arsimin, ku, përveç një shkolle 9-vjeçare, që do të ngrihet në zonën elektorale, ku unë kandidoj nr.67, ne besojmë se do të realizojmë ngritjen e një qendre universitare, që krahas angazhimeve të tjera që realizon PS, si ngritjen e pagave të arsimit, akomodimi më i mirë i nxënësve nëpër klasa dhe në shkollë, marrëdhëniet më të mira prindër-mësues, mendoj se do t'i jap qytetit një investim domethënës. Brenda këtij 4-vjeçari, ne do të ngrejmë një stadium të ri, të një kompleksi modern evropian sportiv. Gjithashtu, do t'i kthejmë jetën lumit Gjanica, nëpërmjet programeve tona qeverisëse dhe angazhimeve konkrete dhe besoj se, duke përfshirë edhe angazhimet e detyrimeve të jetës së përditshme, do të kemi mundësi që brenda 4 viteve fieraket do të kthehen në Fier. Në fakt kanë filluar ta bëjnë këtë.
Sa besim keni të fitorja dhe ku e mbështesni?
Së pari, unë e mbështes në sigurinë për një fitore te njerëzit e mrekullueshëm që ka Fieri, që unë i njoh mirë dhe i respektoj dhe së dyti, PS, pavarësisht nga gabimet që ka shënuar në jetën e saj qeverisëse, nuk është parti e fajeve. Besoj se njerëzit midis partisë së fajit, do të dinë të zgjedhin partinë që mund të ketë bërë disa gabime njerëzore. E treta, besimi konsiston te programi që ne kemi. Ky program është i besueshëm, sepse i besueshëm është procesi qeverisës në këto 4 vitet që kaluan.
Si i gjykoni kandidaturat e tjera në zonën tuaj. Ndjeni rivalitet?
Unë nuk jam egoist në politikë. Shpresoj që të bëjmë një fushatë qytetare. Unë i respektoj të gjitha kandidaturat që janë hedhur në skenën elektorale. Me shumicën prej tyre kam komunikim normal qytetar dhe shpresoj që ky komunikim të ekzistojë edhe gjatë fushatës qytetare. Fitorja e PS, apo imja, nuk është fitore mbi ta. Kjo është një çështje më e madhe, pra është një raport që ka të bëjë jo vetëm me vlerat individuale të kandidatëve, por edhe me arkivin apo inventarin e politikave të dy blloqeve kryesore në Shqipëri.
Ç'të veçantë keni ju si politikan në krahasim me kandidatët e tjerë?
Nuk më pëlqen të flas për veten. Mendoj se këto janë zgjedhje politike dhe në Kuvend zgjidhen politikanë.
Bisedoi Irena Mërtiri