E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spotet televizive të e PD sipas stilit të fushatës së Bush

14/06/2005  Hartuesit amerikanë të fushatës shmangin akuzat ndaj Nanos

Spotet televizive të Partisë Demokratike ideuar nga këshilltari mediatik i Presidentit Bush, Steven Stjuart, kanë në qendër të tyre kryetarin e PD-së, Berisha, ndërsa tre spotet e tjera i përkasin nënkryetarëve Topalli dhe Topi, si dhe sekretarit të Përgjithshëm, Ritvan Bode. Në tre spotet zyrtare të PD-së paraqitet lideri demokrat Berisha, gjatë tubimeve elektorale, por edhe në jetën e tij të përditshme. Paraqitja e kreut Berisha shoqërohet dhe me premtimet elektorale të PD-së për ulje taksash, punësimin, turizmin, arsimin e tjerë, në rast se ky i fundit do të zgjidhet Kryeministri i ardhshëm i vendit. Te sloganet “Berisha do ulë taksat 50 për qind” apo “Berisha do punësojë shqiptarët” etj., është përqëndruar spoti elektoral mediatik i PD-së që, sipas specialistëve, është i ngjashëm me spotet e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Ndërsa, për sa u përket drejtuesve të tjerë të PD-së, Stjuart është munduar t'i paraqesë sa më njerëzor, duke u përqëndruar te jeta e tyre familjare. Në njërin nga spotet shfaqet Ritvan Bode në ambiente miqsh, ndërsa nënkryetrja Topalli prezantohet me përbërjen e saj familjare. Elementë të tjërë të spotit janë dhe qytetarë të ndryshëm të intervistuar, të cilët shprehen se përse do të votojnë për Partinë Demokratike. Ndërkohë, burime në PD shprehen se spotet televizive të PD do të fillojnë të shfaqen diku nga data 15 apo 16 qershor, kohë kur fushata shënon dhe kulmin e saj. Në të gjitha spotet janë shmangur akuzat ndaj Kryeministrit Nano, madje emri i Kryeministrit nuk përmendet fare në to. Sipas specialistëve, këto janë spote që duan pak kohë që të absorbohen nga publiku, por suksesi i tyre është i garantuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›