E Hënë, 2 Nëntor 2026

Milo prezanton kandidatët në Tiranë

09/06/2005  Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka prezantuar dje në kryeqytetas kandidaten për deputete të kësaj partie në zonën elektorale numër 46, Remzie Naipi. Gjatë fjalës së tij, kreu i PDS-së është shprehur se më shumë se shpenzimet marramendëse për një fushatë, vlerat e vëreta i ka kandidati, ndershmëria dhe përkushtimi i tij. “Sa shpenzime bëhen për të blerë votën, për t'i mbushur mendjen njerëzve, do të ishte bërë kaq shumë rrugë dhe kaq shumë ujësjellësa sa që fshatrat tona dhe qytetet tona do t'i kishin të plotësuara të gjitha nevojat jetike, për të cilat ju ëndërroni për vite të tëra“. Ndërkohë që Milo ka shpalosur për banorët e kësaj zone paltformën dhe programin elektoral të PDS-së, që, sipas tij, është në shërbim të qytetarëve, duke ndërtuar një shtet social.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›