Politikanëve të korruptuar t'u mohohet hyrja në Amerikë
09/06/2005 Shqiptarët e SHBA i kërkojnë Departamentit të Shtetit t’u mohojë vizat zyrtarëve të akuzuar
Shqiptarët e Amerikës i kanë kërkuar gjatë një takimi zëvendësdrejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Lindore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Michael Bosshart, që pas zgjedhjeve t’u mohohet hyrja në SHBA zyrtarëve dhe politikanëve shqiptarë të akuzuar për korrupsion. Në këtë listë bëjnë pjesë dhe ata politikanë, të cilët arrijnë të vijnë në pushtet nëpërmjet manipulimit të votave.
Takimi
Takimi mes zyrtarëv e të lartë të Departamentit të Shtetit u zhvillua në Nju Jork në një mjedis shqiptarësh në Manhatan. Gjatë takimit nga shqiptarët e Amerikës u kërkua që t’i bëhet presion qeverisë shqiptare që të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Nuk ka justifikim për korrupsionin në Shqipëri, dhe për atë çka po ndodh atje. Gjithashtu duhet të merren masa që pas zgjedhjeve. zyrtarëve të lidhur me korrupsionin t’u bllokohen të gjitha daljet apo vizat, me qëllim që ata të mos kenë mundësi të largohen nga vendi, por të përgjigjen përpara drejtësisë”, u shprehën pjesëmarrësit. Lidhur me zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrësit kërkuan që SHBA të këmbëngul më hapur, që vota të jetë e lirë dhe e ndershme. “Kushdo që të jetë rezultati i zgjedhjeve, dhe cilado parti të fitojë Shqipëria ka qenë dhe mbetet një aleate besnike e SHBA-ve”, thanë pjesëmarrësit. Gjatë takimit u diskutua dhe mbi të ardhmen e pavarësisë së Kosovës dhe statusit të saj.
Filips
Kjo është hera e dytë që nga kontinenti i largët kërkohet që qeveria, që do të dalë pas zgjedhjeve, të veprojë mbi zyrtarët e lartë, që akuzohen për korrupsion. Vetëm disa ditë më parë nëndrejtori i Qendrës për Veprim Parandalues, pranë Komitetit Kombëtar për Politikën e Jashtme amerikane, David Filips, është shprehur se hapi i parë që duhet të bëjë qeveria pas zgjedhjeve është të arrestojë zyrtarët e korruptuar. “Shqipëria, është një shtet i brishtë, i cili mund të hyjë në kategorinë e shteteve të dështuara, nëse nuk forcohet shteti ligjor dhe nuk bëhen përpjekje serioze kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Hapi i parë që duhet të bëjë qeveria e re, është të arrestojë figurat e larta të korruptuara dhe të publikojë listat e kriminelëve të njohur. Edhe komuniteti ndërkombëtar duhet të publikojë një listë të zyrtarëve shqiptarë, që dihet se janë të ndërlikuar në korrupsion dhe veprimtari kriminale”, tha Filips.