PD nis negociatat për listat e deputetëve
Partia Demokratike futet në zonën më të nxehtë brenda strukturave të saj, për të përfunduar hartimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit. Demokratët kanë përfunduar zgjedhjet e kryetarëve të degëve në 11 qarqet e vendit dhe i hapin rrugë zgjedhjeve në PD-në e Tiranës përpara Kongresit Elektoral të 23 majit. Struktura e lartë e selisë së demokratëve bën me dije se kanë përfunduar zgjedhjet për krerët e rinj në të gjitha degët e Shqipërisë, çka i hapin rrugë gjatë fundjavës që vjen zgjedhjeve në PD-në e Tiranës, por edhe negociatave për listat e deputetëve për zgjedhjet e 28 qershorit. Kryetari i ri i PD-së së Tiranës do të zgjidhet përpara Kongresit Elektoral të demokratëve, i cili është përcaktuar më datë 23 maj.
Javës që shkoi kanë përfunduar zgjedhjet për kryetarin e ri në qytetin e Kavajës dhe Shkodrës. Gjatë kësaj jave, përpara Kongresit Elektoral të PD-së, zgjidhet kryetari i ri i degës Tiranë, mbi të cilin do të bjerë përgjegjësia më e madhe për rezultatin e zgjedhjeve në kryeqytet të 28 qershorit. Deri tani, Aldo Bumçi është kandidati më favorit për të zëvendësuar Sokol Olldashin në këtë detyrë, por ndërkohë surprizat e këtyre zgjedhjeve vazhdojnë ta kenë derën hapur në Partinë Demokratike. Besnik Mustafaj është një tjetër kandidat favorit, i cili pritet t‘i shkojë garës deri në fund. Megjithëse nuk ka ende një datë të saktë se kur do të mbahen këto zgjedhje, gjatë mesit të muajit maj, PD pritet të ketë mbyllur negociatat mbi mënyrën sesi do të hartohen listat. Gjatë kësaj jave, selia e demokratëve do të diskutojë edhe për kandidatët me të cilët do të garojë në zgjedhjet e 28 qershorit. Tirana ngelet i vetmi qark ku pritet të dominojnë surprizat e "mëdha" brenda PD-së.
Lista për Tiranën
Burime pranë Partisë Demokratike bëjnë me dije se, përtej zgjedhjeve brenda PD-së së Tiranës, tashmë kanë nisur negociatat se cilët do të jenë kandidatët me të cilët Partia Demokratike do të përfaqësohet në zgjedhjet e 28 qershorit në kryeqytetet. Lista përfundimtare me 32 emrat e kandidatëve nuk ka përfunduar ende plotësisht, por ajo që bëhet me dije nga burime të sigurta brenda partisë është se në krye të saj, përveç emrit të kryetarit të PD-së do të jenë edhe dy ministrat Majlinda Bregu dhe Bujar Nishani. Të njëjtat burime pohojnë se deputetët Edi Paloka, Lajla Përnaska dhe Aldo Bumçi do të jenë ndër të parët në listë për Qarkun e Tiranës dhe emrat e tyre do të ndiqen nga shefi i kabinetit në Kryeministri, Arben Imami, zëvendësministrja e Kulturës, Suzana Turku dhe drejtori i KESH-it, Gjergi Bojaxhi. Përveç këtyre emrave, në listën e Qarkut të Tiranës priten të shtohen të tjerë, ku një prej emrave të diskutueshëm është Alfred Olli dhe një pjesë e stafit të ngushtë të Kryeministrit Berisha në Këshillin e Ministrave. Anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar do të kryesojnë listën nëpër rrethe, ku në krye të listës në Elbasan është Lulzim Basha, në Berat Genc Pollo, në Gjirokastër, Genc Pollo, në Durrës Gazmend Oketa, në Korçë Ridvan Bode, në Fier Sokol Olldashi, në Kukës Jemin Gjana. Në këtë mënyrë, PD nuk pritet të ketë shumë surpriza në këto zgjedhje, pasi përfaqësimi i saj do të jetë ai me të cilin Partia Demokratike po përfaqësohet duke qeverisur. Ditën e premte u mbyllën në Shkodër zgjedhjet për kryetarin e ri të degës së PD-së, ku nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, do të kryesojë listën për Qarkun e Shkodrës, dhe pas saj përveç emrave si Arenca Trashani, do të jetë dhe kreu i PD-së në Shkodër, Astrit Bushati.
Data e mbajtjes së Kongresit Elektoral është caktuar 23 maji dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, është duke u marrë me gjithçka lidhet me këtë kongres, ku përpos kandidatëve do të shpaloset edhe programi elektoral i PD-së për vitet 2009-2013.
PD
Lista e kandidatëve për deputetë në Tiranë
Sali Berisha
Aldo Bumçi
Majlinda Bregu
Bujar Nishani
Edi Paloka
Arben Imami
Lajla Përnaska
Gjergji Bojaxhi
Suzana Turku