E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo shpall kandidatët në Elbasan

20/04/2005  Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka bërë publike emrat, me të cilët forca e tij do të përfaqësohet në zgjedhjet e përgjithshme në zonën e Elbasanit. Sipas Milos, PDS-ja do të synojë të sigurojë rreth 100 mijë vota nga elektorati shqiptar. Në një kohë që partia numëron rreth 20 mijë anëtarë në të gjithë vendin, të cilët do të mbështesin100 kandidatët e PDS-së, Milo tha se “do të kandidojmë të vetëm në zgjedhje, pasi PDS-ja nuk kërkon lëmoshë nga Partia Socialiste. Forca jonë është krijuar për t’i ardhur në ndihmë shtresave të varfra të zhgënjyera nga politika aktuale”. Në këtë mënyrë, Milo është shprehur i hapur për të bërë koalicione me forca dhe partnerë të tjerë politikë. Gjatë konferencës së Elbasanit janë prezantuar dhe 6 emra, të cilët do të kandidojnë për deputet nën siglën e PDS-së: Tomorr Palloshi, Ardian Muça, Egliver Laloshi, Rifat Preçi, Kamber Jaçe dhe Meritan Meço. Sipas Milos, synimi i kandidatëve të PDS-së është që të sigurojnë sa më shumë vota partie për të rritur përqindjen e përfaqësimit në proporcional.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›