E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo takime në Dibër

Dibër - Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo zhvilloi takime me anëtarë dhe simpatizantë të Demokracisë Sociale në qytetin e Peshkopisë. Milo u tha Dibranëve se ka besim tek virtutet e dibranëve, sepse kam përsëri rastin t’u tregoj dibranëve se si mund të shërbej edhe më mirë se çkam shërbyer vite të shkuara ku ai ka qënë deputet në qarkun e dibrës. Më poshtë ai vazhdoi në fjalën e tij “se më mirë se kushdo këtë e dinë vetë dibranëtse unë nuk i kam ndarë fjalën nga veprat”.

“Jam këtu t’iu jap një mesazh miqësor, që Reçi, Kalaja e Dodës, Muhuri, Maqellara dhe të gjithë dibranët miq të mij, se do të kenë në Tiranë një derë të hapur t’iu shërbej dhe që t’iu qajë realishtë hallet e tyre. Unë u premtoj dibranëve se do të jem po aq i zellshëm siç kam qenë”-theksoi Milo. Ai u premtoi se do t’i ndihmoj në infrastrukturë, rrugë rurale, shkolla, ujsjellësa, dhe gjithçka tjetër qe ata do të kenë nevojë”-theksoi kreu i PDS-së.

Gjithashtu ai i premtoi rinisë dibrane një emigracion të ligjëshëm ashtu siç i ka ndihmuar vite të shkuara, kur ishte deputet i Dibrës dhe Ministër i Jashtëm. Dibranët do të gjejnë tek Demokracia Sociale dhe tek koalicioni “Bashkimi për Ndryshim”, të cilat në platformat e tyre elektorale dhe në politikat e reja të së majtës të cilat duhet të gjejnë zbatim dhe në ndryshimin e qarkut të Dibrës, që për fat të keq sot e gjejmë Dibrën ashtu siç e lashë 10 vjetë më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›