Kandidati i pavarur padi për rrahjen e kreut të shtabit
03/05/2011 Dhunë në Dajç
SHKODER- Komuna e Dajçit ka shënuar përplasjen më të madhe verbale e fizike deri tani mes shtabeve elektorale kundërshtare. Përplasja ka ndodhur mes shtabit elektoral të kandidatit për kryetar komune të PD-së, Arben Gjuraj, që u kërkon zgjedhësve ta votojnë për vazhdimin e mandatit të tij, dhe kandidatit të pavarur Gentian Palaj, që shihet nga komuniteti i Dajçit si një konkurrent i fortë në këto zgjedhje elektorale për pushtetin vendor. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën se janë bërë shkas për përplasje verbale e fizike, ndërkohë që shtabi elektoral i kandidatit të pavarur, Gentian Palaj, ka shkuar më tej duke akuzuar pushtetin si ushtrues të dhunës psikologjike e fizike ndaj drejtuesve anëtarëve dhe përkrahësve të këtij shtabi dhe kandidatit që përfaqësojnë. Fillimisht shtabi elektoral i kandidatit të PD-së, Arben Gjuraj, ka reaguar ndaj shtabit elektoral të kandidatit të pavarur Palaj se janë përpjekur të sabotojnë aktivitetin e tyre elektoral duke ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit 20-vjeçar Admir Shabani, banues në fshatin Shirq, të komunës Dajç, që është njëri prej anëtarëve të shtabit elektoral të “Aleancës për qytetarin”. Për këtë ngjarje efektivat e policisë kanë shoqëruar për në komisariat dhe kanë marrë në pyetje pesë shtetasit nga fshati Shirq i komunës së Dajçit, kandidatin e pavarur Gentian Palaj, së bashku me dy vëllezërit e tij shtetasit Florian dhe Marjan Palaj dhe shtetasit Emiljan e Salvador Palaj kushërinj dhe mbështetës së kandidatit të pavarur për komunën e Dajçit. Pas marrjes në pyetje, këta shtetas janë lënë të lirë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, ndaj këtyre shtetasve ka filluar dhe procedimi penal në gjendje të lirë nën akuzën “Dëmtime të tjera me dashje”. Disa orë më vonë ka ndodhur një ngjarje tjetër në komunën e Dajçit, ku është goditur rëndë fizikisht me grushte dhe shqelma kryetari i shtabit elektoral të kandidatit të pavarur, shtetasi 43-vjeçar Broz Pjetrani, banues në fshatin Samrisht të komunës së Dajçit të rrethit Shkodër. Shtetasi Pjetrani kishte qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij kur i kanë dalë para shtetasit Duel Mehmetaj, vjeç 22 dhe Shefki Mehmetaj, vjeç 20, që të dy banues në fshatin Mushan, të komunës Dajç, të rrethit Shkodër. Efektivat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e dy autorëve të ngjarjes dhe më pas i kanë lënë në gjendje të lirë, për t’u ndjekur në këtë gjendje nën akuzën e kryerjes së veprës penale “dëmtime të tjera me dashje”. Stafi i kandidatit të pavarur Palaj thekson se qëllimi i kandidatit Gjurajt dhe mbështetësve të tij me pushtet politik, është frikësimi i banorëve të Dajçit që të mos votojnë kandidatin e pavarur Gentian Palaj. Pas kësaj deklarate ka reaguar me një deklaratë për shtyp dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër. Në këtë deklaratë thuhet se Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër është udhëhequr gjatë kryerjes së detyrës së saj me paanshmëri dhe objektivitet, duke u mbështetur në Ligjin për Policinë e Shtetit, Kodin Zgjedhor, Kodin Penal, për kryerjen e detyrave funksionale. Ngjarjet e ndodhura në komunën Dajç, pas veprimeve procedurale, nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, siç pretendohet në deklaratën e kandidatit Gentian Palaj. V. Abdyli