U kërkon kandidatëve vëmendje për çështjen e Shkodrës
03/05/2011 Mediu në Shkodër
Partia Republikane ka zhvilluar dje një takim në qytetin e Shkodrës, duke i kërkuar elektoratit republikan që të mbështesë fuqimisht kandidatin për kryetar bashkie të përzgjedhur nga “Aleanca për Qytetarin”. Në këtë takim merrnin pjesë qindra simpatizantë republikanë. Gjatë fjalës së tij kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, vuri theksin në arritjet e mëdha që ka ofruar ky shekull për shqiptarët, të cilat u mundësuan nga qeverisja e zotit Berisha dhe koalicionit që ai drejton, si ndërtimi i një ekonomie të qëndrueshme, realizimi i projekteve të mëdha infrastrukturore, siç është rruga e kombit Durrës- Kukës, pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave etj. Më tej në fjalën e tij Mediu u ndal edhe në rolin e opozitës shqiptare, e cila nën drejtimin e zotit Rama ka pasur vetëm rol pengues në proceset historike, si liberalizimi i vizave, anëtarësimi në NATO apo dhe mosmarrja e statusit për vendin kandidat. “Janë të gjitha këto arsye, - u shpreh Mediu, - që na bëjnë që ne të gjithë, pa dallim partiak, të bashkohemi dhe të shkojmë në votime për të ndryshuar të ardhmen tonë. Ne jemi pjesë e familjes së madhe shqiptare. Ne besojmë në vendin tonë, ku gjithsecili pa dyshim që ka besimin dhe gjykimin e vet, por ne jemi të bashkuar si shqiptarë, sepse ndajmë të njëjtat shpresa dhe të njëjtat qëllime: Shqipërinë evropiane. Mediu u ndal edhe te çështja e pronës, një nga shtyllat e platformës politike të Partisë Republikane: “Të gjithë kandidatëve në këtë fushatë ne u kërkojmë të bëjnë një premtim dhe ta kthejnë në realitet detyrimin për t’i dhënë Komunitetit Mysliman, katolik, ordodoks e bektashi pronat e tyre, të marra padrejtësisht nga pushteti komunist. Prona private është një e drejtë e pamohueshme”, - tha Mediu.