E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mimi Kodheli: Para reformave të integrimit kemi kushtet tona

18-09-2011 / Gazeta 55

Socialistët, gjueti shtrigash në Kuvend

Partia Socialiste vazhdon të mbajë peng reformat e rëndësishme të vendit, ndër to dhe 12 rekomandimet e Komisionit Evropian, kusht vendimtar këto për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, brenda këtij viti. Deputetja socialiste, Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp dje, ka deklaruar se opozita është në parlament në radhë të parë për draft-propozimet e saj, ndërsa për sa i takon ligjeve me 3/5 dhe 12 kushtet e Brukselit, s’janë pjesë e axhendës parlamentare të PS. I gjithë aksioni bllokues kundër integrimit, u duk qartë jo vetëm që seancën e nisjes së sesionit të ri parlamentar, por edhe në deklaratat e përditshme të kryesocialistit Edi Rama, se PS kurrsesi s’do pranojë të japë konsensusin dhe të bashkojë votat me mazhorancën, pavarësisht se pajtohet me shumicën në Kuvend, në faktin që nga konsensusi parlamentar varet procesi i integrimit evropian të vendit. Paradokse dhe eunuke po të mendojnë dy standarde e papranueshme të opozitës dhe kushtëzimin e interesit kombëtar, integrimin, me interesat personale që rrjedhin nga lakmia e madhe për pushtet. Paaftësia politike për të marrë komandën e përgjegjësive kombëtare, bën që i gjithë “kursi i ri” politik i Ramës të jetë jo vetëm një “kurs shtrigash”, por edhe një sjellje dhelprash, thjesht e vetëm për të shmangur kërkesat imediate të komunitetit ndërkombëtar, të cilat lidhen kryekëput me aspiratën e integrimit të vendit. PS sajon alibi nga më të ndryshmet për zvarritur pafundësisht “krizën parlamentare” edhe pse dihet se kjo i shërben mirëfilltazi interesave meskine të faqeziut të ngrehinës socialiste. Deputetja Kodheli foli dhe njëherë me zërin e Edi Ramës, pas akuzave dhe përbaltjes së çakejve si Saimir Tahiri, sigurimsit Gramoz Ruçi apo dhe pinjollit të bllokut, Ditmir Bushati ndaj ministrave të qeverisë “Berisha”. Për socialistët në interes të vendit nuk janë 12 rekomandimet e Bashkimit Evropian, por së pari kërkesat e tyre që lidhen me rregulloren e parlamentit, apo projektligje të tjera të panevojshme për momentin. I gjithë aksioni bëhet për të kthyer parlamentin dhe rregulloren e tij në kursin e mëparshëm, për të zëvendësuar kështu kalendarin e reformave të integrimit me çështje jashtë rendit të ditës dhe larg aktualitetit politik. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›