Mimoza varrin e ka pranë të afërmve tanë

13/06/2005 Vonesa e identifikimit të Mimozës traumatizon familjarët
Vëllai: Dyshoj se motra ime është gjallë
Korçë- Tashmë, në familjen e Mimoza Xhamisë lotët kanë shterur, ndërsa pikëllimi rri varur sipër tyre në çdo çast të ditës dhe të natës. Prej më shumë se një javë janë përballur me lajme kontradiktore të pafundme, ku në mëngjes Mimoza rezulton e gjallë, e rrëmbyer nga një polic i paemër dhe në darkë vjen sërish lajmi se Mimoza ndodhet e shtrirë në morgun e Elbasanit, ashtu si ditë më parë e goditur me plumb në kokë dhe e djegur me vaj makine. Terrori psikologjik po torturon jo vetëm të rriturit, vëllezërit dhe motrat e Mimozës, por edhe nipërit dhe mbesat e saj, ku Mimoza u është kthyer në një qënie të panjohur gjysmë e gjallë e gjysmë e vdekur, e cila nuk po u shqitet as nga gjumi, për asnjë çast. Në të njëjtën gjendje ndodhen edhe të afërmit, të ardhur nga rrethe të tjera të vendit, si Durrësi, Laçi dhe Tirana, të cilët nuk janë në gjendje as të largohen, as të qëndrojnë. Megjithatë, një nënë plakë është gjithnjë duke pritur një lajm, qoftë të hidhur siç është vdekja, qoftë edhe më të lehtë, por në horizontin e Bilishtit, diçka e tillë nuk po duket. Këtë atmosferë e kanë përshkruar për gazetën “Metropol” vëllezërit e motrat e Mimozës, të cilët nuk e kanë ndjerë veten ndonjëherë në jetën e tyre, më keq sesa në këtë fatkeqësi. Ndërkohë, kanë qënë të detyruar të dëgjojnë të thëna e të pathëna për motrën e tyre, të habiten, të hidhërohen, të befasohen dhe të mendojnë se Mimozën nuk e paskan njohur kurrë se cila paskësh qënë, por e paskan njohur të tjerët më mirë se ata. Vëllai i madh i Momozës, Sulejmani, tha për gazetën “Metropol” se gjithë kjo histori, është një ironi e papërballueshme. Shteti do të kishte mundur të thoshte po ose jo, kjo nuk është Mimoza, por deri tani nuk e ka bërë një gjë të tillë. Herë dëgjojmë se Mimoza paska patur katër dhëmbë të vënë, herë thonë se pritet të vijë dentisti nga Italia apo nga Turqia, tashmë nuk e dimë se nga cili vend i rruzullit tokësor do të sjellin dentistin, kur Mimoza, protezën e dhëmbëve e ka vënë në Durrës. Vijnë lajme se burrin e saj e paskan vrarë në Itali, kur Pajtimi, bashkëshorti i Mimozës, është vrarë në Shqipëri. Po hetohet sikur motra jonë qënka e përzierë me punët më të pista, por gjëra të tilla mund të thuhen vetëm kur janë të vërteta. Të gjitha këto thonë të afërmit e Mimozës, na i kanë vështirësuar edhe më shumë hallin që na ka zënë. Po çuditet i madh dhe i vogël me familjen tonë, edhe pse kemi jetuar gjithnjë me djersë dhe me punë, pa i rënë në qafë askujt edhe pse jemi fis i madh në qytetin e Bilishtit.
Flet vellai i Mimozës, Sulejman Xhamia
Nëse do të identifikohej që ajo është Mimoza, do të ishit të gatshëm të merrnit trupin e saj?
Sigurisht që nuk do të ndodhte ndryshe. Mimoza është motra jonë. E mirë apo e keqe, ne jemi rritur bashkë mes 1000 halleve. Ishim familje e varfër me 10 fëmijë, ndërsa babai na la shumë herët jetimë. Të gjitha këto na bënë të donim njëri-tjetrin dhe të përpiqeshim për njëri-tjetrin. Tashmë, Mimozën nuk e kemi më. Nuk e dimë ende në është gjallë apo ka vdekur dhe ndodhet në morg, por kurrsesi nuk do ta mohonim, madje askush nga ne nuk do ta bënte një gjë të tillë. Ne e njohim Mimozën si një nga motrat tona më të dashura, që bënte shumë për ne, veçanërisht për nënën. Varri i saj do të jetë në qytetin e Bilishtit, por ne ende besojmë se ajo është gjallë.
Pse mendoni se Mimoza mund të jetë gjallë?
Së pari, këtë gjë e urojmë të gjithë, por nuk është vetëm dëshira jonë që të jetë kështu. Vonesa në identifikimin e trupit pa jetë, është tejzgjatur aq sa nuk do të kishte njeri t’i rezistonte mendimit të parë se Mimoza është ajo e morgut. Thënie të tilla se “pritet të vijë dentisti që të bëhet identifikimi”, janë qesharake. Për më tepër nuk mund t’i besosh, sepse janë të shoqëruara me pasaktësi. Në të vërtetë, motra jonë ka vënë protezë porcelani në Durrës për 6 dhëmbë dhe jo për katër.
Përveç Luljetës, kush tjetër është thirrur për të bërë identifikimin?
Çuditërisht, nga ne nuk është kërkuar asnjë lloj ndihme për të ndihmuar në identifikimin e motrës tonë. Ajo që ka parë trupin në morg, është vetëm Luljeta. Në këto rrethana, ne nuk kemi asnjë mundësi për të shprehur siguri në këtë çështje, apo dyshim. Jo vetëm që nuk jemi pyetur, por as nuk na është komunikuar zyrtarisht se trupi që ndodhet në morg është i Mimozës. I vetmi që është paraqitur në prokurori, ka qënë vëllai ynë Rajmondi.
Përse u pyet në prokurori?
Rajmondi u pyet vetëm për të saktësuar se kur kishte folur me celular për herë të fundit me Mimozën. Dëshmia e tij ka qënë e njëjtë me atë që ka thënë edhe për gazetën “Metropol” se kishte folur në datë një qershor, ku Mimoza i kishte thënë se po i dërgonte dokumentacionin mjekoligjor për operacionin që kishte bërë ne Spitalin e Durrësit. Ashtu siç kishte thënë edhe Mimoza, dokumentat na i solli shoferi i autobuzit. Por edhe pse ishte paraqitur në prokurori, nuk i ishte kërkuar të identifikonte nëse ishte motra jonë ajo që ndodhej në morg ose jo.
Si e shpjegoni gjithë këtë zvarritje për identifikimin?
Nuk di ç’të them, por shteti ka gjithë strukturat e nevojshme dhe mund të kishte arritur shumë më shpejt në përfundime të sakta.
Thuhet se realizimi i analizave të ADN-së kushton shumë, por edhe pse nuk jam i pasur, ato para do t’i kishim dhënë ne si familje, vëllezër dhe motra, sepse kemi një javë që presim e përcjellim me qindra njerëz dashamirës dhe bashkëqytetarë. Ndihemi të gjithë të traumatizuar, aq sa kur të marrë fund kjo histori, do të na duhet të shkojmë të gjithë në spital. Dhe një gjë e tillë do të na kushtojë më shumë se fondet që i duhen shtetit për analizat e ADN-së. Megjithatë, tashmë nuk mund të besoj më se trupi që ndodhet në morg është i Mimozës.
Kini ndonjë arsye më të fortë për të besuar këtë?
Po, ekziston një motiv. Vajza që ndodhet në morg i ka sytë bojëqielli. Ndërsa Mimoza kishte sy gështenjë. Nëse është kështu, atëherë nuk ka asnjë mundësi që të jetë ajo. Unë nuk di ta them me siguri këtë gjë, sepse nuk di ç’ndodh me një trup të pajetë që rri me ditë tëra në morg, siç nuk mund të di se në ç’shkallë shkon shpërfytyrimi i pamjes dhe i syve, por aktualisht vajza që ndodhet në morg të paktën nuk ka sy gështenjë.
Kini ndonjë motiv tjetër për të dyshuar?
Mund t’u them edhe diçka tjetër. Vajza që ndodhet në morg ka mbajtur vëthë, ç’ka duket qartë’ sepse i ka veshët të shpuar për këtë qëllim, ndërsa Mimoza nuk ishte shumë e dhënë pas bizhuterive. Ajo që urrente më shumë ajo, ishte mbajtja e vëthëve. Mimoza nuk ka mbajtur vëthë, unë nuk e kam parë asnjëherë kështu, por as motrat, as vëllezërit e tjerë. Do të çuditesha nëse dikush do të më thoshte se Mimozën e kishte parë me vëthë.
Nëse do të ishte Mimoza, e mendoni se mund të ishte implikuar në rrethe mafiozësh?
Këtë nuk do ta besoja kurrë. Ajo ishte rritur si gjithë ne të tjerët, me punë e ndershmëri. Edhe në shtëpinë e motrës e kam parë të bënte të gjitha punët. Ia dinte për nder motrës dhe kunatit, që e kishin sistemuar në punë dhe përpiqej që t’ia shperblente me sa mundte edhe pse nuk ia kërkonin një gjë të tillë. Po të ishte ndryshe, nuk do të kishte nevojë të punonte tek motra në Durrës, sepse do të ishte arratisur me mafiozët. Ajo ishte e zonja për të ndërtuar jetën e saj.
Besoni se identifikimi do të përfundojë shpejt?
Tashmë nuk besoj në asgjë. Nuk dimë nëse motra jonë është gjallë apo vdekur, ndërsa ne të gjithë jemi të shokuar nga tronditja. Gjithsesi ajo është motra jonë më e mirë dhe do ta varrosim me të gjitha nderimet, nëse shteti do të arrijë të bëjë identifikimin e plotë të kufomës.
Vepror Hasani