Min. Jashtme: Njohim Këshillin Kombëtar të Tranzicionit në Libi
TIRANË- Ministria e Jashtme nëpërmjet një deklarate njofton se Shqipëria po ndjek me vëmendje krizën libiane dhe mbështet përpjekjet e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e saj. Në kuadër të kësaj mbështetje, Ministria e Jashtme deklaron se ka njohur Këshillin Kombëtar të Tranzicionit në Libi, si përfaqësues legjitim i popullit libian, ashtu si ndërkombëtarët.
“Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje krizën në Libi dhe ka mbështetur përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e saj, në zbatim të Rezolutave 1970, 1973 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Qeveria shqiptare, duke vlerësuar lart aspiratat e popullit libian për demokraci e zhvillim, ka ndjekur me simpati dhe ka mbështetur veprimtarinë e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, programin e tij për një Libi demokratike dhe e konsideron këtë Këshill si një përfaqësues legjitim të popullit libian”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme.
Në këtë deklaratë theksohet më tej se Shqipëria është e gatshme të vendosë marrëdhënie me këtë Këshill dhe gjithashtu të ofrojë ndihmë për Libinë dhe kauzën e drejtë të popullit libian.
“Qeveria shqiptare është e gatshme të vendosë marrëdhënie me këtë Këshill dhe të japë ndihmën e saj për rivendosjen e paqes dhe ndërtimin e demokracisë në Libi. Shprehim bindjen se, duke ndërmarrë një hap të tillë, mbështesim kauzën e drejtë të popullit libian, për liri e progres”, përfundon deklarata.
(m.a/BalkanWeb)