E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mina mbush 70 vjeçe mes talentit dhe muzikës



Të gjithë e njohin si Mina, por emri i saj i vërtetë është
Mina Ana Mazini. Ajo që është cilësuar si këngëtarja që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e muzikës italiane mbushi dje 70 vjeçe. Mina mungon në skenë që në 23 gusht të vitit 1978 kur këndoi në Busoladomani, ndërsa më pas figura e saj është mbuluar përherë me hije misteri. 50 vjet karrierë me rreth 150 milionë disqe të shitur, Mina është një nga këngëtaret më të dashura të Italisë. Miku i saj, Adriano Çelentano i ka dërguar një mesazh urimi. Kohë më parë, Federiko Fellini e propozoi të merrte pjesë në një film, ndërsa Frank Sinatra i bëri disa herë ftesa për të duetuar në SHBA. Presidenti i Republikës, Xhorxhio Napolitano shprehet: “Për vite me radhë kam qenë edhe unë admirues i Minas. Është me vërtetë një këngëtare e madhe”. Liza Minelli shton: “Nëse do bënte një koncert, do shkoja në kuintat pas skenës për t’i kërkuar një autograf”. Në pritje të albumit të saj më të fundit, në datën 14 maj do të dalin në shitje edhe albumet historike të këngëtares.

26 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›