E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Papandreu-Gruevski me dyer të mbyllura



Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Jorgos Papandreu dhe Nikolla Gruevski kanë diskutuar çështjen e kontestit të emrit, në një nga zyrat e ndërtesës së Këshillit të Bashkimit Europian në Bruksel, por nga ky takim asgjë nuk është bërë publike, pasi që ata i kanë ikur mediave. Burime pranë diplomatëve grekë kanë komunikuar se palët kanë biseduar për propozimin e fundit grek lidhur me emrin “Republika Veriore e Maqedonisë”, si dhe për modalitetet e tjera për të qenë sa më afër një zgjidhje, mirëpo duke mos tejkaluar vijën e kuqe greke.

Vatikan
Papa, në dijeni për një rast keqtrajtimi në SHBA

Lidhur me skandalin e abuzimeve seksuale në kishën katolike edhe Papa Benedikti i XVI-të personalisht ndodhet i përfshirë në këtë turp. Sipas një njoftimi në gazetën “New York Times”, ish-kardinali Jozef Ratzinger në vitet ‘90, nuk bëri asgjë kundër një prifti amerikan, i cili kishte keqpërdorur rreth 200 djem të shurdhër. Gazeta i referohet për këtë dosjeve sekrete të kishës. Kështu Ratzinger u informua për rastin nga ish-arqipeshkvi i Uinsconsin-it, kur ishte shefi i kongregacionit të besimit katolik. Një qëndrim i brendshëm i kishës kundër priftit u mbajt megjithatë nga zëvendësi i Ratzinger-it.

Arabi Saudite
Arrestohen mbi 100 terrorisë të Al Kaidës

Policia në Arabinë Saudite ka arrestuar mbi 100 terroristë të dyshuar të Al Kaidës, për të cilët dyshohet se kanë përgatitur sulme kundër forcave të sigurimit. Përveç kësaj janë arrestuar edhe dy komando kamikazë. Bëhet fjalë për 47 sauditë, 51 jemenitë, një eritrez, një somalez dhe një bengalez. Të huajt, siç duket, kanë shfrytëzuar trazirat në kufirin saudito-jemenit për t’u futur ilegalisht në Mbretërinë Saudite. Përveç qelizës së madhe të Al Kaidës forcat saudite të sigurimit kanë arrestuar të mërkurën edhe dy komando të dyshuara kamikaze.

Kolumbi
Nga një sulm me autobombë vriten 9 vetë

Nga një sulm në qytetin port kolumbian Buenaventura kanë vdekur të paktën nëntë njerëz dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur. Ndërtesa e Bashkisë, por edhe godinat përreth pjesërisht u dëmtuan rëndë. Ushtria bëri përgjegjës për këtë sulm kryengritësit e organizatës me orientim të majtë, FARK. Kur është puna për autorë të këtyre veprimeve, sipas vlerësimeve të autoriteteve të tjera vendore, vihen në dyshim edhe paraushtarakë të krahut të djathtë ose bandat, që merren me tregtinë e drogës. Qyteti në Paqësor tani është shndërruar në një qendër për trafikimin e drogës përmes Amerikës qendrore në SHBA.

26 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›