E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët protestojnë sot në Tiranë

Organizimi

Minatorët kanë planifikuar të protestojnë sot në Tiranë, në të njëjtën kohë me mitingun e madh festiv që do të organizohet nga ana e qeverisë me rastin e 1 Majit. Ish minatorët që kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre lidhur me statusin dhe pensionet janë organizuar për të qenë pjesë e një antimitingu me pjesmarrje të gjerë në rang kombtar. Nga qyteti i Pogradecit sindikata e minatorëve konfirmon se në protestë do të shkojnë 400 ish punonjës të nëntokës, të cilët do të dalin kundër qeverisë për faktin se sipas tyre janë diskriminuar në vite dhe janë lënë në meshirë të fatit, pa u marrë në konsideratë kërkesat që kanë pasur. Sipas sindikatës së minatorëve në Pogradec një pjesë e mirë e ish minatorëve të zonës do të marrrin pjesë në protestë në 1 Maj ditën e puntorëve, për faktin se në këtë ditë simbolike lëvizja që duhet të ndërmerren janë protestat për të drejtat e tyre dhe jo festimet që organizohen nga partia në pushtet.

Edhe minatorët e Bulqizës do të solidarizohen sot me protestën, por përfaqësi e tyre do të udhëtojë drejt Tiranës, ndërsa shumica do të protestojë në minierë. Kryetari i sindikatës së minatorëve të Bulqizës, Dilaver Përkoxha tha se 20 sindikalistë do të jenë sot në Tiranë në mbështetje të protestës së sindikatës së minatorëve të drejtuar nga Fiqiri Xibri, ndërsa rreth 680 minatorët e tjerë do të protestojë në ambientet e minierës.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›