Minimizohet rreziku i vagonëve me gaz

28/04/2005 Vetëm një çisternë me butan mbetet pa u boshatisur
SHKODËR – Tre nga katër çisternat e mbushura me gaz butan të rrëzuara dy ditë më parë, në afërsi të fshatit Stom-Golem, janë boshatisur, duke minimizuar në makismum rrezikun për banorët e fshatrave përreth.
Vetëm një çisternë e rrëzuar duket se nuk është zbrazur dot e tëra, pasi valvulat e shkarkimit nuk e kanë lejuar një gjë të tillë për shkak të rrëzimit.
Sipas specialistit të linjave hekurudhore Pashuk Kulli, mësohet se gjatë gjithë natës të së martës është punuar për boshatisjen e çisternave që mbanin gaz të lëngshëm. Sipas tij, është dashur që të vinin mjete të specializuara, kamion me bote cisterna nga Tirana dhe Durrësi në mënyrë që të realizohej boshatisja e tyre. “Nga 4 cisternat që është dashur t’u hiqej gazi vetëm tri janë boshatisur, ndërsa te njëra prej tyre, që gjendet e përmbysur në tokë, është hequr gjysma e gazit, pasi pjesa tjetër po paraqet vështirësi për t’u nxjerrë, pasi niveli i gazit brenda çisternës së rrëzuar është poshtë valvulave të shkarkimit për shkak të përmbysjes”.
Sipas specialistit Kulli, procesi i zbrazjes së një çisterne ka zgjatur rreth tri orë dhe pas boshatisjes së tyre ka filluar procesi i zhvendosjes së vagonëve çisterne, ku dy prej tyre janë larguar tashmë, ndërsa i katërti pengohet nga vagoni i tretë i rrëzuar.
Ndërsa në lidhje me shkakun e rrëzimit të vagonave, Pashuk Kulli ka thënë dje se akoma nuk ka një prononcim zyrtar, por për momentin ka thënë ai mund të them se shkaktarë mund të jenë të metat teknike të vagonëve që konsistojnë në normën e vendosjes së ganxhes fiksuese, ku u vunë re ndryshime nga njëra te tjetra, por nuk përjashtohet mundësia e ndikimit të mungesës së paftave lidhëse të shinave, të cilat vihet re se mungojnë në shumë vende, duke filluar që nga stacioni hekurudhor i Bajzës e deri te stacioni hekurudhor i qytetit të Shkodrës.