Toma: Të interesuarit për gjakmarrje po pengojnë Kuvendin

28/04/2005 Flet kryetari i Kuvendit të Madh, Pashko Toma, për rrezikun e dështimit të normave të vendosura
SHKODËR – “Dikush po mundohet që të fusë ‘shkopinj nën rrota’ për përfitime personale në mënyrë që të mos funksionojë ‘Besëlidhja e Madhe’”.
Ky është alarmi i dhënë dje nga Pashko Toma, kryetar i Kuvendit të Madh, i cili ka bërë të ditur për gazetën “Metropol”, se grupe apo persona të caktuar, të cilët nuk janë të interesuar që të mbyllet sa më shumë të jetë e mundur fenomeni i gjakmarrjes po përhapin frymën e kundërt me atë çka u tentua që të bëhet nga Kuvendi i Madh i burrave të malësisë.
Kuvendimi i Madh
Kanë kaluar mëse dy javë nga “Besëlidhja e Madhe”, e zhvilluar në Kushe të komunës Hot të Malësi së Madhe ku morën pjesë një numër i madh burrash të kësaj malësie si dhe të atyre që jetojnë në trojet shqiptare brenda dhe jashtë kufijve. Kuvendi i madh që kishte për qëllim krijimin e normave dhe rregullave për parandalimin e gjakmarrjes dhë të vetëgjyqësisë fillimisht, nga jehona dhe pjesëmarrja e madhe që pati, u mendua se do ti’i jepte fund njëherë e përgjithmonë fenomenit të gjakmarrjes dhe sidomos ngujimit të gjithë meshkujve të fisit të rënë në gjak, pasi burrat e zgjedhur të fiseve më me emër të malësive, ishin mbledhur nën idenë se “vetëm i fajshmi duhej të dënohej”, duke përjashtuar gjakmarrjen te të afërmit e tjerë.
Në bazë të pikave kryesore të këtij Kuvendi të Madh burrash, ishte e ndaluar që përveç autorit të krimit të vrasjes, nuk duhet t’i kërkohej burrave të tjerë të familjes apo të farefisit që të ngujoheshin dhe në rast të shkeljes së rregullave të besëlidhjes, personi “leçitej për 10 vjet, si një person i padëshirueshëm, të cilit nuk do t’i shkohet në asnjë rast familjar, qoftë ky gëzimi, apo hidhërimi”.
Rreziku i dështimit
Megjithatë, banorët e komunave të Malësisë së Madhe shprehen se ndryshe nga sa ndodhi në trojet shqiptare në Mal të Zi, në vitet ‘70, besimi i madh që kanë pasur në vazhdimin e traditës së shqiptarëve jashtë kufirit, në njëfarë mënyre ka filluar që të venitet pak, sepse familjet e kësaj zone, megjithëse e përkrahën nismën, nuk po e zbatojnë Besëlidhjen në praktikë, duke e lënë situatën e familjeve të ngujuara pothuajse në ato nivele që kanë qenë më përpara, pasi nuk po ngujohet vetëm “dorasi”, në rast se nuk bie në duart e drejtësisë, por gjithë burrat e një gjaku me të, duke lënë të ngujuar disa breza.
Në këtë mënyrë, shprehen ata, kuvendi që u mendua të hyjë në histori, nuk po futet ende në kanalet e duhura.
Lidhur me këtë problem është shprehur edhe kryetari i Kuvendit të Madh, Pashko Toma, i cili thekson se, “zërat e përhapur se, ‘Besëlidhja nuk po ia arrin qëllimit’, i kam dëgjuar, dhe kjo ka ardhur, pasi ka njerëz që nuk e duan apo janë të interesuar dhe po punojnë që kjo ‘Besëlidhje e Madhe’ të mos ia dalë mbanë, megjithëse iniciativa dhe programi i saj është në dobi dhe në interes të të gjithëve”.
Sipas Tomas, mëoshet se ky moment ishte në njëfarë mënyre i pritshëm, pasi edhe në Mal të Zi, në vitin 1970, ditën e Besëlidhjes së Madhe të shqiptarëve të shtetit fqinj, u krye vrasja e një djali.
“Por, familja e tij, duke e kuptuar qëllimin e keq të kësaj vrasjeje, megjithëse dhimbja ishte e madhe, pasi u vra një djalë i vetëm, në emër të asaj ‘Besëlidhje’ e fali gjakun e djalit, duke u bërë një shembull dhe një simbol i faljes së gjakut, dhe duke ndikuar fuqishëm që gjakmarrja të mos përsëritej më kurrë”.
E ardhmja
“Zbatimi i pikave të programit të ‘Besëlidhjes’, do të vazhdojë”, ka thënë dje kryetari i Kuvendit të Madh, Pashko Toma dhe brenda dy javëve do të pajtohen 7 familje nga 11 që janë të ngujuara, por edhe te familjet e tjera do të ketë ngujim vetëm të dorasit dhe të asnjë mashkulli tjetër. Pengesat e shkaktuara nga njerëz dashakeq, ka vazhduar më tej Toma, do t’i kalojmë dhe shumë shpejt rezultatet e punës do të tregojnë se ia kemi arritur qëllimit të “Besëlidhjes së Madhe”.
Përsëri i ka bërë dje thirrje, nëpërmjet gazetës “Metropol”, të gjithë shqiptarëve që ta përkrahin, ta mbështesin dhe përhapin nismën dhe programin e Kuvendit të Madh, në të gjithë vendin, në mënyrë që të eliminohet plotësisht fenomeni i kobshëm që është rikthyer përsëri te ne.
Statistikat e fenomenit të gjakmarrjes në Malësi të Madhe janë jo pak tragjike.
Gjatë 14 viteve të fundit numërohen 763 persona të vrarë dhe 30 familje të ngujuara nga fenomeni i gjakmarrjes.
Vitet e fundit llogariten 11 familje të ngujuara, ndër të cilat gjenden 12 fëmijë nën moshën 14 vjeç, ndërsa nga mosha 14 deri në 22 vjeç, janë të ngujuar 5 studentë.
Nga ana tjetër, gjatë 14 viteve llogariten 122 familje që janë pajtuar dhe kanë dalë nga ngujimi për shkak të hasmërive dhe konflikteve të ndryshme.
Malësi të Madhe/ 14 vjet
763 persona vrarë për gjakmarrje
30 familje të ngujuara
12 fëmijë nën moshën 14 vjeç të ngujuar
5 studentë të ngujuar
122 familje të pajtuara