Unaza e Shkodrës, nisin shembjet e objekteve
27/04/2010 Zgjerohet rruga, banorët të pakënaqur
SHKODER- Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë Shkodër ka filluar fazën e parë për shembjen e të gjitha ndërtimeve që janë bërë pengesë për vijimin normal të punimeve në pjesën lindore të unazës së qytetit dhe njëkohësisht të bay-pas-it që e lidh atë me rrugën nacionale Shkodër – Hani i Hotit. Sipas kreut të Inspektoratit Ndërtimor, Roland Çomo, kjo fazë e parë e shembjeve të ndërtimeve përfshin 90 objekte në lagjen informale “Mark Lula”, ndërkohë që i gjithë aksioni, i ndarë në disa faza ka si objektiv shembjen e plot 260 objekteve. Sipas kryeinspektorit ndërtimor Çomo, nga 90 objektet që do të shemben gjatë fazës së parë, 12 janë shtëpi banimi, ndërsa pjesa tjetër dyqane, lokale, njësi shërbimi të ndryshme dhe rrethime oborresh. Reagimet ndaj këtyre shembjeve kanë qenë fare të vogla dhe të lidhura me faktin se projekti ka pasur devijim me zgjerim më të madh të sipërfaqes që do zërë rruga dhe trotuaret, çka ishte bërë shkak për futjen në planin e shembjes dhe të banesave të tyre. Reagimi ka ardhur pasi, fillimisht ka pasur matje nga zbatuesit e projektit të unazës dhe bay pas-it dhe është kryer piketim i një sipërfaqe rruge me gjerësi 25 metër. Sipas banorëve, ditët e fundit kanë marrë vesh se janë bërë matje të tjera dhe gjerësia është shtuar, duke shkuar në 28 metra. Banorët e pakënaqur janë shprehur sot se nuk do i lirojnë banesat nëse bashkia nuk do u sigurojë një strehim se ku mund të sistemohen, më pas janë të gatshëm të mos kundërshtojnë shembjen edhe të banesave të tyre.