Pas largimit të Ndokës, PDK sërish në koalicion
Megjithëse Partia Demokristiane nuk përfaqësohet më në qeveri me post ministror, ajo do të jetë sërish pjesë e koalicionit të djathtë.
Këtë e bëri të ditur kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i cili në një prononcim për mediat tha se, "Do jemi pjesë e maxhorancës, pasi jemi për bashkëpunim dhe jo ura ndarëse". Pas një mbledhje të kryesisë, PDK-ja doli me qëndrimin zyrtar se ndryshimet në Qeveri u bënë nën shantazhin e Gërdecit, duke rikthyer në kabinet ata që e shkaktuan këtë tragjedi dhe duke lënë jashtë saj, ata që u kujdesën për ta shëruar. "Kryesia e PDK-së gjykon se, ndryshimet e fundit në Qeveri u bënë nën shantazhin e Gërdecit. Ndryshimet e fundit sjellin në Qeveri shkaktarët e tragjedisë së rëndë të Gërdecit, ndërkohë lënë jashtë qeverisjes ata që shëruan plagët e shkaktuara nga kjo tragjedi e rëndë, e cila pritet të zbardhet nga drejtësia, duke vënë para përgjegjësisë ligjore fajtorët", thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj partie.